Gara për PS, statuti penalizon Ben Blushin

Publikuar tek: politike, më 08:46 27-01-2016 Gara për PS, statuti penalizon Ben Blushin

Pavarësisht sfidës që Ben Blushi i bëri dje Edi Ramës për të garuar për postin e kryetarit të partisë, mundësitë që kjo gjë të ndodhë janë të pakta.

Gazeta Mapo shkruan se janë disa faktorë edhe elemente që do të përcaktojnë jo vetëm mënyrën se si do të organizohet axhenda e Kongresit, por edhe më tej, procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë. Në bazë të statutit aktual dhe në kushtet kur mandati i kryetarit të PS-së ka vite që ka mbaruar, Blushi dhe kushdo që asprion drejtimin e PS-së, kanë mundësi që të shpallin platformat e tyre politike për drejtimin e PS-së, çka nënkupton edhe shoqërimin e tyre me regjistrimin si kandidatë përkatës.

Por, në rastin konkret ekzistojnë dy pengesa.

E para, që u prek edhe nga Blushi në deklaratën e tij, është nëse PS-ja do të vendosë që të bëjë zgjedhje dhe të përfshijë në rendin e ditës së Kongresit pikën për nisjen e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Pra, pa përcaktuar një pikë në rendin e ditës, do të jetë thuajse e vështirë që kjo çështje të bëhej pjesë e axhendës së Kongresit, pavarësisht se statui e njeh mundësinë që një numër i caktuar delegatësh mund të kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës.

Pengesa e dytë që duket se edhe më e vështira, ka të bëjë pikërisht me faksin se një grup pune i ngritur pranë PS-së po harton ndryshimet statutore që pritet të miratohen në këtë kongres dhe ku ndërmjet të tjerave sanksionohet parimi që kur partia fiton zgjedhjet e përgjithshme, atëherë ato konsiderohen edhe votëbesim i kryetarit të partisë. Këtë gjë e ka paralajmëruar edhe vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa u është përgjigjur akuzave të Blushit, duke argumentuar në të njëjtën kohë edhe zgjatjen e mandatit të tij në 7 vjet në krye të PS-së. Pra në këto kushte, konkurimi i Blushit do të ishte thuajse i pamundur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “LSI” dhe “RD” nuk gjejnë paqe për “vjedhjen e votës”, sherri në studio televizive mes partitsë dhe gazetës
Takimi i përjavshëm me Metën, Rama 1 orë në Kryesinë e Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.025835990905762
array(1) { ["section"]=> string(47) "gara-per-ps-statuti-penalizon-ben-blushin-31037" }