Garda bllokon Lubonjën, Bojaxhiun, Bushatin, Rakipin dhe shoqerinë civile të hyjnë në mbledhjen e Ramës për Stadiumin (VIDEO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:54 30-04-2016

Eksponentët e shoqërisë civile, gazetarë dhe të ftuar nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e KKT që Rama zhvilloi te Hotel Tirana për të prezantuar stadiumin. Nuk u lejua edhe kryetari i Forumit për Trashëgimninë Kulturore Gjergj Bojaxhiu. Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati e Ylli Rakipi nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhje. Me tone të ashpra ata janë drejtuar ndaj autoriteteve ndërsa garda e republikës nuk i ka lejuar të hyjnë në dëgjesë. Gjithçka ka ndodhur kur Edi Rama kishte hyrë dhe me kamera me regji qendrore kishte filluar fjalën e tij për të prezantuar stadiumin e ri. Por eksponentët që kundërshtojnë projektin nuk janë lejuar. Forumi Për Trashëgimninë Kulturore, Shoqata e Arkitektëve, gazetarë e analistë kërkojnë të dëgjohen në objeksionet që kanë për këtë projekt por nuk janë lejuar të hyjnë brenda./NEWSBOMB.AL

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035451889038086
array(1) { ["section"]=> string(126) "garda-bllokon-lubonjen-bojaxhiun-bushatin-rakipin-dhe-shoqerine-civile-te-hyjne-ne-mbledhjen-e-rames-per-stadiumin-video-39089" }