Garonte me 350 km/h por jetën ja mori biçikleta, i vëllai i drejtohet me një mesazh prekës

Publikuar tek: sport, më 16:26 23-05-2017 Garonte me 350 km/h por jetën ja mori biçikleta, i vëllai i drejtohet me një mesazh prekës

Nicky Hayden  apo (Chentaky boy) siç e thërrisnin të gjithë, ishte mësuar të lëvizte me  350 km/h orë, por si për ironi të fatit jetën ja mori një biçikletë.

Ish-kampioni i Botës në Moto GP, Nicky Hayden, humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti në rrugët e Italise teksa stërvitej duke u përlasur më një makinë e cila shkeli rregullat e qarkullimit rrugor. Një mesazh prekës që po trondit rrjetet sociale është është letra e hapur e vëllait të tij, i cili shprehet i lënduar nga humbja e vellait të tij që mesa duket ka qenë një njerzit më të rëndësishëm në jetën e tij, në mos me i rëndësishmi.

Më poshtë letra e vëllait të Nicky Hayden:

“Nicky, vëllai im, historia jonë nuk mendonim se do të përfundonte në këtë mënyrë. Ke qenë kampioni i botës për një arsye. Nuk kam takuar asnjë tjetër që të kishte dëshirën tënde për të garuar.

Ndanim dhomën bashkë dhe t’i studioje shënimet që kishe mbajtur një garë më parë, ishim 12-13 vjeç. Nuk do ta harroj kurrë mëngjesin e së hënës pasi fitove kampionatin botëror: më zgjove për të shkuar për stërvitje, na bëre të gjithëve më të mirë. Ishe një legjendë i garave vëlla. Mund të ulem këtu dhe të pyes veten përse ndodhi, por dua të jem mirënjohës që pata një vëlla si ti për 33 vjet. Mos u shqetëso, do të kujdesem për mbesat tona, nuk do kenë një të dashur deri sa të jenë në kolegj dhe do t’u mësoj nipave gjithçka duhet për të qenë një kampion nëse do të duan të ndjekin rrugën tënde.

Edhe gjatë këtyre momenteve jashtëzakonisht të vështira e kam ruajtur besimin tim, besoj se nëse Zoti dëshiron të të marrë do ta bëj pavarësisht gjithçkaje. Do të garojmë sërish bashkë. Të dua shumë”, shkruan në letrën e tij të lamtumirës për villain e tij Roger Hayden.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E ‘masakruan’ për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, gazetari i del në mbrojtje: Enea Jorgji është më i ndershëm sesa unë e Dukët
Ylli i Barcelonës rrezikoi 2 vjet burg, por sot gjykata marr një tjetër vendim të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.018127918243408
array(1) { ["section"]=> string(95) "garonte-me-350-km-h-por-jeten-ja-mori-bicikleta-i-vellai-i-drejtohet-me-nje-mesazh-prekes-79692" }