Gattuso e nis keq, brohoret me gëzim “Forza Inter” (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 18:33 29-11-2017 Gattuso e nis keq, brohoret me gëzim “Forza Inter” (VIDEO)

Genaro Gattuso është zgjedhja e klubit të Milanit për tu ulur në pankinë pas shkarkimit të Montelës.

Gattuso i cili njihet për grintën dhe karakterin e fortë që e karakterizon, i ka treguar shenjat e tij që në stërvitjen e parë, ku nuk kanë munguar edhe të bërtiturat.

Por pavarësisht kësaj, italiani e ka bërë “gafën” e parë, nëse do mund ta quajmë të tillë, momentin kur ai ka brohoritur “Forza Inter”.

Ngjarja në fakt ka ndodhur gjatë një interviste që Rino Gattuso po jepte për emisionin italian “Le Iene”. Në fund të intervistës gazetarët e kanë ngacmuar trajnerin kuq e zi duke i thënë që të bërtasin së bashku "forza Milan" në gjuhën kineze duke brohoritur “國米力 që në fakt do të thotë “Forca Inter”.

Në fund gazetarët ia kanë treguar Gattuzos lojën që i punuan, por ai e mori me sportivitet.

Më poshtë video: 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina e Formula E në garë me gatopardin, shikoni kush fiton
Tirana tregon shenja jete, mund Vllazninë në “Selman Stërmasi” »
Article Logic
Execution time: 0.019402027130127
array(1) { ["section"]=> string(60) "gattuso-e-nis-keq-brohoret-me-gezim-forza-inter-video-101263" }