Gaz Demi debat me specialistin e moviolës: Ke konflikt interesi se punon në FSHF, por s’ke faj ti o Bujar…

Publikuar tek: sport, më 15:58 05-12-2016 Gaz Demi debat me specialistin e moviolës: Ke konflikt interesi se punon në FSHF, por s’ke faj ti o Bujar…

Gjatë diskutimit të djeshëm në “Procesin Sportiv”, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi dhe ai i Kukësit, Safet Gjici janë përfshirë edhe në një debat të vogël me specialistin e moviolës, Bujar Pregja, njëkohësisht, shefi i arbitrave në FSHF.

Demi iu drejtua Bujar Pregjës duke i kujtuar se është pjesë e sektorit të arbitrimit në FSHF dhe që është pjesë e moviolës në një emision sportiv nuk është faji i tij, por i televizioneve që duhet të zgjedhin profesionistë jo të njëanshëm.

Debati erdhi në diskutim e sipër mbi penalltinë e fituar nga Salihi në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, ku gjyqtari Jorgji akordoi faull në zonë pas pengimit që i bëri Marku sulmuesit të korçarëve.

Gaz Demi: Kur duan, gjyqtarët janë perfekt.

Bujar Pregja: Arbitrat nuk duhen gjykuar gjithnjë nga vendimet që marrin.

Gaz Demi: Ti ke konflikt interesi se punon në FSHF.

Bujar Pregja: Kjo është e vjetër shumë.

Gaz Demi: Që të bëhet moviola duhet të jenë njerëz të pavarur. Po të punosh në FSHF te sektori i arbitrimit nuk thua dot të vërtetën. Por, fajin e kanë televizionet se duhet të marrin profesionistë. Me ty nuk kam gjë Bujar, kam respekt.

Safet Gjici: A është apo jo penallti ajo e Salihit?

Gaz Demi: Nuk ka kontakt. Në Gjirokastër ishte penallti për Skënderbeun, po jo kjo.

Safet Gjici: Ka pak kontakt, por e ka hequr këmbën shpjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra e çmendur që klubi i Superligës ka shpenzuar për autobusin e ri (FOTOT)
Tetë skuadra sigurojnë fazën tjetër në Champions, katër shkojnë në Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.0048930644989014
array(1) { ["section"]=> string(109) "gaz-demi-debat-me-specialistin-e-movioles-ke-konflikt-interesi-se-punon-ne-fshf-por-s-ke-faj-ti-o-bujar-61673" }