Gaz Demi i përmend miqësinë me Shkëlzenin, Sali Berisha: Nuk është justifikim për të vjedhur

Publikuar tek: politike, më 21:49 30-01-2016 Gaz Demi i përmend miqësinë me Shkëlzenin, Sali Berisha: Nuk është justifikim për të vjedhur

Pasi e akuzoi se do të përfitonte nga kryeministri Edi Rama, kompaninë publike të sigurimeve “INSIG”, biznesmeni Gaz Demi i përmendi ish-kryeministrit Sali Berisha, miqësinë që ai kishte të birin, Shkëlzen Berisha.

Megjithatë, Berisha ka replikuar sërish duke thënë se miqësitë personale me të apo me çdo familjarë të tij, nuk janë justifikim që Demi apo Rama të vjedhin pasuritë publike të vendit. Berisha ka deklaruar se deklarata e Gaz Demit ishte e nxitur nga vetë Rama

Pjesë nga postimi i Berishës:

…Kurse dje PD akuzoi Edi Ramen se po i jep klienteles se tij, ndertuesit te sarajeve te Surrelit dhe Gaz Demit, kompanine publike te sigurimeve INSIG.

Duke mos mohuar dot asnjeren prej ketyre akuzave te renda e konkrete, Edi Rama i pashprese mbrohet me gojen e Gaz Demit, i cili si mburoje nxjerr gjoja miqesine e tij me Shkelzen Berishen. Me kete rast dua ti them Edi Rames:

Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi

Se dyti, meqenese per te justifikuar vjedhjet e medha te tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kerkuar Gaz Demit te nxjerre si mbrojtje per ty njohjen e tij me Shkelzen Berishen, mos harro se ti ne opozite nuk ke ngritur asnje akuze qe Gaz Demi ka perfituar ne menyre te paligjshme fonde nga PD. Nese ke ndryshuar mendim sot qe ke pushtetin mund ta hetosht sot dhe t'ja konfiskosh te gjitha, por nuk ka "miqesi" apo "kercenim" qe mund te mbuloje apo justifikoje akuzat qe behen sot per perfshirje te tij dhe vellait tend ne vjedhjen e fondeve publike me koncesionin e TVSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj prezanton platformën për kreun e PS: Do prish koalicionin me LSI
Rama me duar ne xhepa, Meta me duart mbuluar, bashkë në kalldrëmet e Kadaresë, zbulohet dhe mesazhi i lënë nga kreu i Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.0051891803741455
array(1) { ["section"]=> string(96) "gaz-demi-i-permend-miqesine-me-shkelzenin-sali-berisha-nuk-eshte-justifikim-per-te-vjedhur-31358" }