Gaz Paja triumfon edhe në dramë: Mos e çaj kokën përderisa ke një histori të mirë e dikë për t'ia treguar

Publikuar tek: kulture-art, më 14:42 22-03-2016 Gaz Paja triumfon edhe në dramë: Mos e çaj kokën përderisa ke një histori të mirë e dikë për t'ia treguar

“Sido që të shkojë kjo vepër të bën qytetar”, kështu thotë aktori Gazmend Paja i cili si asnjëherë më parë vjen me një monodramë. Aktori i humorit këtë herë shpalos talentin e tij me “Legjendën e Pianistit”, që siç zbulon ai, ia ka besuar regjisori Ilir Muhametaj.

Monodrama pas triumfit të djeshëm do të vihet në Akademinë e Arteve edhe ditën e sotme në orën 19:00 por Gazi rrëfen se ambiciet e tij janë për ta vënë në çdo skenë ku ka shqiptarë, edhe jashtë kufijve.

"Legjenda e Pianistit" është monodrama juaj e parë?

Po, është monodrama ime e parë, por jo drama ime e parë.

Pse pikërisht në Akademinë e Arteve?

Çështje sallash por do ta japim dhe në salla të tjera të kryeqytetit e nëpër Shqipëri. Madje ambiciet janë ta shfaqim për shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Kush ju ka nxitur apo mbështetur për të ardhur me këtë monodramë?

Ishte regjisori Ilir Muhametaj i cili ma besoi këtë vepër të jashtëzakonshme.

Dimë që një pjesë e mirë e aktorëve apo regjisorëve e kanë të vështirë e hera-herës të pamundur për të vënë në skenë një vepër për shkak edhe të financave. Ju si e zgjidhët këtë?

Nuk e kisha fare mendjen tek financat, por e zgjidhëm shumë mirë.

Na zbulo pak nga subjekti  i “Legjendës së Pianistit”...

Një  transoqeanik i quajtur Virginia bënte rrugën nga Europa në Amerikë duke transportuar njerëz të shtresave të ndryshme, pasanike dhe të varfër. Një fëmije lind në anije gjatë njërit prej udhëtimeve dhe prindërit e tij të varfër e braktisin në një sallë ballojë të klasit të parë. E vendosin mbi një pjano me shpresën që ndonje i pasur do ta gjejë dhe do ta rrisë. Por plani nuk shkon saktësisht kështu...

Pse publiku duhet të vijë t’ju shohë në Akademinë e Arteve përveçse për të zbuluar deri në fund këtë histori interesante... dhe kush janë pritshmëritë tuaja?

Kjo vepër sido që të shkojë, dhe që më duhet ta them përtej modestisë që po korr mjaft sukses, tek e fundit të bën qytetar. Për këtë publiku duhet ta shohë.

Dhe cili është mesazhi që doni t’i emetoni përmes kësaj vepre?

Mos e çaj kokën fare përderisa ke një histori të mirë dhe dikë për t’ia treguar. Janë ato gjërat që të ofron jeta, që ndoshta nuk është e pafund por është e bukur. A.M/ Newsbomb.al

gaz1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mehdi Malka, aktori i njohur feston ditëlindjen. I gëzuar mes miqve
Diva Inva Mula zbret në aeroport, e presin me lule »
Article Logic
Execution time: 0.020089149475098
array(1) { ["section"]=> string(110) "gaz-paja-triumfon-edhe-ne-drame-mos-e-caj-koken-perderisa-ke-nje-histori-te-mire-e-dike-per-t-ia-treguar-35726" }