Gazeta Dita manipulon dobët fotot ekskluzive të Newsbomb.al

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:37 09-03-2016 Gazeta Dita manipulon dobët fotot ekskluzive të Newsbomb.al Vjedhja e gazeta Ditës

Para pak minutash Newsbomb.al publikoi fotot ekskluzive të takimit të kreut të LSI-së, Ilir Metës me ish-themeluesin e PS-së, Ndre Legisi. Meta vizitoi fermën e Legisit vetëm disa kilometra larg Tiranës.

Lajmi u përhap menjëherë për arsye se së fundmi, Legisi ka mbështetur hapur Ben Blushin për garën në PS dhe sot ishte pjesë e “Lëvizja për demokraci” në këtë parti.

Gazeta Dita mori me shpejtësi fotot duke manipuluar logon e Newsbomb.al. Përmes programit photoshop, “Dita” ka sfumuar logon duke u përpjekur ta fshijë tërësisht, por duket se ende nuk ja kanë marrë dorën këtij programi, pasi përpjekja e tyre në fund ka dështuar.

Në fotot e gazetës dallohen lehtësisht elementë identifikues të agjencisë sonë.

Në fakt, nuk është hera e parë që portale të ndryshme vjedhin lajme të Newsbomb, madje Java News përton edhe të përkthejë shkrime nga mediat e huaja, por i merr ato “copy-paste”, pasi ne i publikojmë, pa u përpjekur të ndryshojnë sado pak tekstin. 

dita1.png

*Gazeta Dita

JN.png

JN1.png

*Kopjet e Java News

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027613162994385
array(1) { ["section"]=> string(65) "gazeta-dita-manipulon-dobet-fotot-ekskluzive-te-newsbomb-al-34671" }