Gazeta Gjermane “Bild” për Kombëtaren e Shqipërisë: Kualifikimi, sensacion dhe historik

Publikuar tek: sport, më 10:25 15-05-2016 Gazeta Gjermane “Bild” për Kombëtaren e Shqipërisë: Kualifikimi, sensacion dhe historik Artikulli per Kombetaren Shqiptare ne gazeten gjermane \"BILD\"

Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtoj për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. Kualifikimin e Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik. 

“Suksesi historik, i cili në tetor më fitoren 3: 0 fitore ndaj Armenisë,  2.9 milion banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit””, shkruan prestigjiozja gjermane. Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, shkruan Bild.

Kualifikimet

Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.  Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali. Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria.

Ekipi kombëtar

Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.

Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë.

Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja me Flamurtarin, porta e Bylisit rezultoi më e madhe
Kjo është zona “Euro2016” ku do transmetohen ndeshjet e kombëtares shqiptare në ekran gjigand (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022742986679077
array(1) { ["section"]=> string(89) "gazeta-gjermane-bild-per-kombetaren-e-shqiperise-kualifikimi-sensacion-dhe-historik-40495" }