Gazeta gjermane Die Welt: Grekët nuk janë grekët e vërtetë, shkatërruan edhe më parë rendin Europian

Publikuar tek: bota, më 18:26 16-06-2015 Gazeta gjermane Die Welt: Grekët nuk janë grekët e vërtetë, shkatërruan edhe më parë rendin Europian

Gazeta gjermane pranë partisë konservatore të Angela Merkel, Die Welt paralajmëron se “Greqia e ka shkatërruar edhe më parë rendin Europian” dhe “ka ringjallur teoritë racore të nazistëve”, në një artikull ku citohet historiani Jakob Philipp Fallmerayer, i cili ka thënë se “grekët nuk janë grekët e vërtetë”.

Sipas gazetës Die Welt, situata në Greqi nuk është vetëm ekonomike por edhe historike.

Në artikull thuhet se “grekët e kanë shkatërruar dhe më parë ekonominë europiane” dhe se grekët e sotshëm nuk janë pasardhës të civilizimit antik Grek, por një miks i sllavëve, turqve, bizantinëve dhe shqiptarëve.

Më tej në artikull citohen fragmente nga libri i historianit Fallmerayer “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zëvendësua gjatë periudhuës së dyndjeve slave (350-800 pas Krishtit).

Raca e Helenëve u zhduk nga faqja e Europës. Bukuria fizike, inteligjenca intelektuale, harmonia dhe thjeshtësia, arti dhe konkurenca u zhdukën nga faqja e kontinentit. Asnjë pikë gjaku grek nuk rrjedh sot në venat e të krishterëve prezent në Greqi”, shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkon edhe më tej duke propozuar që anëtarësimi në Bashkimin Europian të kryhet vetëm në bazë të analizave të ADN-së. “Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit, nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, sllavësh, bizantinësh dhe shqiptarësh”, thuhet në artikull.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030194044113159
array(1) { ["section"]=> string(104) "gazeta-gjermane-die-welt-greket-nuk-jane-greket-e-vertete-shkaterruan-edhe-me-pare-rendin-europian-13773" }