Gazeta gjermane për restorantin e famshëm në Tiranë: Historia e PRONARIT, nga pjatalarës në shef, një histori hollivudi

Publikuar tek: kulture-art, më 11:55 16-03-2018 Gazeta gjermane për restorantin e famshëm në Tiranë: Historia e PRONARIT, nga pjatalarës në shef, një histori hollivudi Bledar Koka i Mullixhiut

Fama e restorant “Mullixhiu”, e vendosur në Tiranë, buzë liqenit, ka marrë edhe vëmendjen e gazetës gjermane “Spiegel”.

Kështu, Bledar Kola, restoranti I të cilit u përzgjodh nga revista amerikane si një ndër 10 restorantet më të mira në Evropë në verë 2017, ka zënë faqet e gazetës. Dhe sipas argumentimit, gjithçka ka ndodhur jo vetëm për shkak të guzhinës shqiptare, por edhe për lokalin tipikisht tradicional dhe biologjik.

33 vjecari qëndron në një nga tavolinat dhe pi një lëng të freskët. “Mullixhiu” ishte I mbyllur sot pas një dasme që kishte përfunduar një ditë më parë dhe Kola kishte shkuar vonë në shtrat” shkruan gazeta. Por lodhja nuk shihet te ai. Në mënyrë entuziaste ai tregon rilindjen e ushqimeve të vjetra dhe rikthimin te tradita.

Përfshirja në listën e restoranteve më të mira evropiane ishte një surprizë, thotë Kola, dhe shpreson që kjo do të ringjallë biznesin. “klientët tanë më së shumti janë turistë” thotë ai.

Mullixhiu nga Brenda duket si një shtepi fermë. Tavolinat dhe kariget janë dru I ricikluar dhe Kola thotë se do të kthejë traditën shqiptare në cdo detaj.

“Mishi, polena, djathi, peshku dhe buka janë pjatat tona kryesore dhe ne eksperimentojmë me to” thotë Bledar Kola për Spiegel.

Nga pjatalarës në Top-Shef

Jeta e Kolës do të duhej të ishte një subject filmi në Hollivud, për shkak të rritjes së tij nga një djalë I varfër në një shef. Kola ishte 15 vjec kur u largua nga Shqipëria në 1999 për një punë në Londër, dhe në udhëtim ishte me nënën e tij. Ishte koha e emigracionit të madh. Papunësia dhe varfëria ishin shtruar këmbëkryq në fshatrat shqiptare. “Nuk kisha të ardhme” thotë Kola. Paratë për biletën në Londër ia mori xhaxhait.

Kola ishte fatlum që gjeti punë si një pjatalarës në një restorant. Bossi I tij ishte japonez. “Laja thikat e tij shumë herë gjatë ditës, e ndiqja tek priste sallaturinat dhe peshkun dhe kjo më impresionoi” thotë Kola. Një vit më vonë, u gjend në kuzhinën e një klubi dhe ishte fatlum sërish. Një austriak e bindi që të përfundonte shkollën e guzhinës.

Eshtë viti 2009 dhe Kola është ende në Londër kur dëgjoi për mundësitë e reja në Shqipëri. Në Tiranë po hapeshin restorante që kërkonin punëtorë të trajnuar të huaj. Me diplomën e guzhinës në xhep dhe shumë eksperiencë, ai u kthye në shtëpi. “Cdokush më tha se je I cmendur, por isha I lodhur nga Londra”.

Në 2010 dhe 2011 ai shkoi në Kopenhagen si një trajner në të famshmen Noma. “Gjatë fundjavave ne udhëtonim nëpër pyll për të gjetur luleshtrydhe dhe barishte dhe eksperimentonim me gjërat që na jepte natyra. Noma ndryshoi komplet jetën time”.

Dhe dorën e fundit të inspirimit e mori nga top shefi suedez I guzhinës Magnus Nilsson. Kola I tregon gazetarit sesi mbeti nëpër pyll duke shkuar te Faviken në Suedi e derisa shkoi.

E pas kësaj experience vendosi të kthehej në Shqipëri, për të ringjallur kuzhinën e vjetër por edhe për të cuar përpara reputacionin e shqiptarëve që ishte dëmtuar shumë si toka e kriminelëve. “Këtu në shqipëri, ju mund tu jepni të huajve një shtrat dhe të ndani ushqimin me ta, dhe do të jemi edhe njëherë të njohur për mikpritjen e jahstëzakonshme”. Dhe këtë gjë, bën edhe te “Mullixhiu”.

Foto nga ambientet e restorantit

m1.jpg

m2.jpgm3.jpg

m_4.jpgm5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeshti i Madh, Birçe Hasko feston sot 76 vjetorin e lindjes
Magjike: Violinisti i famshëm shqiptar interpreton mbi statujën e Krishtit në Rio. Si ndërhyri Vatikani »
Article Logic
Execution time: 0.031798839569092
array(1) { ["section"]=> string(123) "gazeta-gjermane-per-restorantin-e-famshem-ne-tirane-historia-e-pronarit-nga-pjatalares-ne-shef-nje-histori-hollivudi-113464" }