Gazetarët…në pritje të Tom Doshit, në rresht makinat e transmetimeve direkte

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:26 26-03-2015 Gazetarët…në pritje të Tom Doshit, në rresht makinat e transmetimeve direkte Makinat e mediave te transmetimeve direkte duke pritur \"arrestimin\" e Doshit

Në këto moment, duke nisur nga ora 16.00, makinat e televizioneve që transmetojnë direkt janë të vendosura në drejtorinë e policisë së Tiranës “në pritje të Tom Doshit”. Duket se gazetarët e kameramanët e palodhur të terrenit e kanë ndjekur minutë pas minute gjithë procesin, dhe duan ta finalizojnë atë me prangat në duart e ish-deputetit socialist.

Fakti që gjithë makinat e transmetimeve direkte janë të vendosura në drejtorinë e policisë së Tiranës do të thotë se janë lajmëruar se kjo çështje do të ndodhë shumë shpejt. Edhe pse avokati i Doshit, Vladimir Meçaj thotë se kjo është një gjë e paimagjinueshme as në vendet diktatoriale, duket se prokuroria e ka kërkuar arrestin e Tom Doshit. Megjithatë, ose policia pret të bjerë vrulli mediatik, ose politikës i intereson gjithë kjo telenovelë live për gjithë televizionet dhe opinionin publik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035179138183594
array(1) { ["section"]=> string(80) "gazetaret-ne-pritje-te-tom-doshit-ne-rresht-makinat-e-transmetimeve-direkte-7024" }