Gazetari gjerman: Do ta quaj djalin Shkodran

Publikuar tek: bota, më 12:48 14-06-2016 Gazetari gjerman: Do ta quaj djalin Shkodran

Një gazetar gjerman i cili pret të bëhet baba është shprehur se do ta pagëzojë djalin e tij me emrin e futbollistit i cili do të shënonte në portën e Ukrainës në Euro 2016.

Foshnja ende e palindur është bërë lajm tashmë vetëm pasi babi i tij me bindje kishte thënë se: “Emri nuk do të jetë Shkodran Mustafi”, duke aluduar se ky nuk do të shënonte.

Por ndodhi pikërisht kështu, sepse ishte Mustafi ai që në minutën e 19-të çoi në avantazh Gjermanisë.

Daily Mail, ka përgatitur një artikull kushtuar Mustafit, të cilin e përshkruan si të çmendur pas futbollit.

Kalimi në Sampdoria bëri që ai të përmirësohet dukshëm, ku më pas kaloi në Valencia, ku luan aktualisht.

Mustafi është fitues i Kupës së Botës, po ashtu ai është shtylla kyçe e Joachim Low.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068471431732178
array(1) { ["section"]=> string(49) "gazetari-gjerman-do-ta-quaj-djalin-shkodran-43461" }