Gazetari hebre në rrugët e Parisit, merr ofendime dhe kërcënime (Video)

Publikuar tek: bota, më 20:46 17-02-2015 Reporteri hebre në rrugët e Parisit, kamera e fshehtë

Gazetari hebre Zvika Klein, ka ecur në rrugët e Parisit për 10 orë duke filmuar veten me kamera të fshehtë ndërkohë që në kokë mbante një “kippah” kapele tradicionale hebraike.

Ai e ka bërë këtë gjë për të dokumentuar anti-semitizmin në rrugët e Parisit, dhe siç mund të shihet në video, ndaj tij janë lëshuar ofendime nga më të ndryshmet.

“Zonat e njohura si atraksione turistike kanë qenë relativisht të qeta”,  shkruan Klein.

“Por sa më tej që shkoja aq më i shqetësuar bëhesha prej vëzhgimeve armiqësore dhe gjuhës së urrejtjes”, shkruan ai.

E ndërsa shëtiste në zonat e populluara me myslimanë, ai quhej një “homo”, “çifut” dhe “qen” duke marrë edhe paralajmërime të largohej sa më shpejt se në të kundërt do ti ndodhte diçka e keqe.

Videoja është bërë pas masakrës në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” ku 11 njerëz u vranë gjatë sulmit terrorist.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025557994842529
array(1) { ["section"]=> string(73) "gazetari-hebre-ne-rruget-e-parisit-merr-ofendime-dhe-kercenime-video-3676" }