Gazetari Hersh: Obama gënjeu, Bin Laden u spiunua për 25 milionë dollarë

Publikuar tek: bota, më 17:04 11-05-2015 Gazetari Hersh: Obama gënjeu, Bin Laden u spiunua për 25 milionë dollarë

Gazetari dhe fituesi i çmimit "Pulitzer" Seymour Hersh ka bërë një deklaratë të fortë ku pretendon se Presidenti i SHBA-ve Barack Obam, ka gënjyer mbi “aksionin e shekullit” për vrasjen e terroristit më të kërkuar në botë, Osama Bin Laden.

Hersh thotë se aksioni që ndikoi shumë në rizgjedhjen e Obamës si President i SHBA-ve, nuk është ashu siç ai e ka përshkruar në fjalimin e tij të famshëm.

Sipas Hersh, nuk është e vertetë që sulmi ishte tërësisht amerikan dhe pa njoftimin e pakistanezëve. Sipas tij gjenerali Ashfaq Parvez Kayani, Shefi i Shtabit të Ushtrisë, dhe numri një i "ISI" Ahmed Shuja Pasha, ishin në dijeni dhe punuan së bashku duke lejuar helikopterët amerikanë të ulen në Pakistan.

Hersh, i cili pjesën më të madhe të informacionit e ka siguruar nga burimet e inteligjencës amerikane, tha se edhe deklarata e kreut të CIA-s është e pavërtetë. Sipas tij, informacioni për Bin Ladenin nuk është marrë nga një i infilturar i CIA-s në Al Kaeda, por nga një agjent pakistanez i llojit “007” i cili ka përfituar edhe shpërblimin prej 25 milionë dollarë. Sipas fituesit të Pulitzer, edhe deklarata se marinsat amerikan kishin liçencë për të vrarë.

Ai madje shpjegon se Obama gënjeu edhe kur tha se trupi i Bin Ladenit u hodh në det. Sipas burimeve të tij, trupi i Bin Ladenit u hodh nga helikopteri në malet Hindu Kush.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029552936553955
array(1) { ["section"]=> string(76) "gazetari-hersh-obama-genjeu-bin-laden-u-spiunua-per-25-milione-dollare-10888" }