Gazetari i BBC tregon se kush është fotografja e parë femër në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 16:44 19-08-2016 Gazetari i BBC tregon se kush është fotografja e parë femër në Shqipëri

Shkrimtari dhe gazetari i BBC në Athinë, Robert Goro, tregon se si studiuesi Pirro Naçe evidentoi faktin se gjyshja e tij, Fotina Goro është e para fotografe femër në Shqipëri.

Ja si e kujton Robert Goro këtë moment sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, është normale të kujtojmë fotografen e parë femër në Shqipëri, që nuk është tjetër veç gjyshes time (nënës së tim eti), Fotina Goro. Këtë fakt e ka evidentuar i pari studiuesi i njohur, Pirro Naçe, në vitet 1980-të, që ka dalë edhe një fotografi me time gjyshe, kur ajo po i afrohej fundit të rrugës së vet. Gjyshja e pat mësuar zanatin nga i shoqi, Jani Goro, i cili kishte sjellë me vete nga Franca të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme.

Duke përshëndetur në këtë ditë edhe kujtimin e xhaxhait tim fotograf, Ilia Goro, dhe duke vlerësuar punën artistike që bën përditë djali i tij i vogël, Minella Goro, sjell më poshtë disa rreshta nga mjeshtri Naçe:

“Është Fotina Bodini Goro, e cila mësoi për fotografinë nga i shoqi, Jani Pano Goro (fotograf që vinte nga Sen Etieni i Francës). Fotina e ushtroi fotografinë në Himarë e fshatra gjatë viteve ’30 të shekullit XX. Ajo nuk dinte gjuhë të huaja, por i shqiptonte aq mirë në frëngjisht proceset laboratorike të zhvillimit e stampimit: metolin, hidrokinonin, karbonatin, sulfitin, metabisulfitin, retushin etj. Mes tjerash dinte që Emil Zolai, shkrimtari i famshëm i romanit Zherminal dhe I artilkullit tronditës ‘Zh’akyz’ (Akuzoj), ishte edhe fotograf. E njoha vonë Fotinën, kur ajo po kalonte të tetëdhjetat. Më tregonte, e tregonte me bukurinë e një të diture. Dhe unë i putha dorën në shenjë përuljeje e nderimi, i lumtur që ajo iu drejtua të birit të na fotografonte”.

Screbh7h7h7h7shot_1.jpg

Scre6gh7j8k9hot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EURO, çdo prerje ka një stil të vetin arkitekturor, nga i lashti tek moderni
Mbyllet konkursi për kreun e TOB, ja cilët janë kandidatët »
Article Logic
Execution time: 0.017340183258057
array(1) { ["section"]=> string(77) "gazetari-i-bbc-tregon-se-kush-eshte-fotografja-e-pare-femer-ne-shqiperi-50266" }