Gazetari i njohur i del në mbrojtje Gertës: Model jo parazit i të riut të sotëm, ia ka dalë dhe majë të malit me dhi e keca

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 01-10-2017 Gazetari i njohur i del në mbrojtje Gertës: Model jo parazit i të riut të sotëm, ia ka dalë dhe majë të malit me dhi e keca

Gazetari Gjergj Marku nëpërmjet një statusi në Facebook ka mbrojtur sot Gertën ndaj të gjithë atyre që ishin skeptikë dhe e kritikuan duke e quajtur fjalimin e saj të inskenuar dhe një farsë.

 Ai shprehet se Gerta vetë nuk ka nevojë për mbrojtje por kauza e saj po, dhe kjo kauzë është jo vetëm e saj por e kujdto që merret me fshatin.

Sipas tij është mirë që Gerta nuk u fut në një punë zyre sepse nuk do i kishim përfituar ato emocione dje nga salla e parlamentit sepse kështu ajo do e kishte kyçur gojën si shumë të tjerë majtas apo djathtas që pasi ulen në karriget e pushtetit braktisin të vërtetat.

STATUSI I PLOTË

KAUZA përtej individit GERTE!...

“Pse nuk po e mbroni Gerten nga disa sulme tipike allashqiptare…, me shkruante nje miku im sot ne mengjes, ndersa shihte ndonje publikim, qe nuk shkonte ne nje vije virale me publikimet masive pro fjales se saj ne Parlament diten e djeshme.

Po i pergjigjem ketu atij dhe kujtdo!

Sepse Gerta nuk ka nevoje per avokature e mbrojtje, por Kauza e saj po! Nuk ka nevoje individi Gerte per ta mbrojtur sepse mbrojtjen me te mire ia ka bere vetes nder vite. E ka mbrojtur veten duke u shkolluar maksimalisht ne Shqiperi dhe Itali. E ka mbrojtur veten me sjelljen e nje vajze dhe grua fisnike dhe shume familjare duke krijuar nje familje te perkryer me Nardin punetor dhe mirkuptues ne ndertimin me fondament te familjes. Jane nje çift i ri per t’u admiruar dhe marre si model punetoreje nga te rinjte e sotem.

Mbi te gjitha Gerta e ka mbrojtur veten, qekur e pa se politika ne kete vend eshte pak e veshtire te ta sajdise jeten ne “tepsine e arxhende” sado e zonja dhe e shkolluar te jesh, ndaj nuk vegjetoi, nuk u be parazite as per vete, as per familjen, as per komunitetin ku jeton, e as per shoqerine.

Mendoj se Shqiperia perfitoi nga ajo ne disa ane e kahje; perfitoi nje model jo parazit te te riut te sotem, qe ia del edhe ne maje te malit duke mbajtur tufen me dhi e keca. Edhe Gerta perfitoi, jo thjeshte se nuk iu pershpirt askujt per te jetuar me dinjitet, porse njohu pikerisht magjine e dhise, magjine e fshatit (nuk e besoni sa e fiseshme eshte dhia, qe ia duam aq shume djathin dhe gjithcka tjeter, por e perbuzim me artikulimin e emrit!).

Mbase Gerta mund te ishte nje specialiste dikund ne nje zyre qe me daljen nga bankat e shkolles, mund te ishte dhe drejtuese, mund te ishte dhe deputete e kudi une! Por a do te ishte Gerta e sotme, qe me se pari i duhet shoqerise sone si MODEL dinjitar!

Personalisht bej shyqyr qe Gerta nuk u fut ne zyre qe ne krye te heres sepse nuk do i kishim perfituar ato emocione qe te gjithe i perfituam dje nga salla e Parlamentit, sepse dhe Gerta do e kish kyç gojen si shume te tjere majtas apo djathtas, qe pasi ulen ne karriket e pushtetit, braktisin dhe te verteten dhe te vertetat!

Gerta e “shkundi” Parlamentin dje, dhe per kete, mbi te gjitha nuk perfitoi individi GERTE, por Kauza e saj qe eshte kauza e kujtdo qe merret me fshatin, perfitoi FSHATI shqiptar! Ky ishte misioni i saj si personi qe prej vitesh jeton me dhite e malit, ndaj une mendoi se ishte mrekulli e Zotit qe kete femer atipike shqiptare e patem prej disa viteve atje ne mes kecave e dhive, ne stallen me eren e tyre duke i mbareshtuar me kujdes hyjnor ne te kater stinet e vitit.

Natyrisht, Gerta nuk do te rrinte pafundesisht pa punen per te cilen ka djersire aq fort per vite e vite, dhe nuk ka sesi ta braktiste mundin e studimeve, oret e nates ne studim apo punet qe ka bere per te mbajtur frymen gjalle si studente ne dhe te huaj. Dikush ia ka permendur dhe punen qe ka filluar si zyrtare e merituar ne nje kompani private. Ç’te keqe ka ketu! Por ama Gerta, vazhdon serish te shkoje tek dhite e saj, dhe te mos i harroje ato. Ne momentin qe do i harronte ato, ne si shoqeri, dhe vete fshati shqiptar do e kishte humbur GERTEN e vet!

Gerta, tashme, e bani punen e saj mbeshtetur ne gjithe kete eksperience praktike, tanime eshte rradha e Parlamentit, Qeverise, Opozites te bejne punen e tyre, te bejne ligje me te mira per fshatin dhe natyrisht te nxisin inspirim konkret me terma financiare per ta zhvilluar realisht ate me projekte qe shkojne tek çdo shqiptar nga Jugu ne Veri, qe merret me token dhe blegtorine!

gj.m.

Article Logic
Execution time: 0.0029928684234619
array(1) { ["section"]=> string(127) "gazetari-i-njohur-i-del-ne-mbrojtje-gertes-model-jo-parazit-i-te-riut-te-sotem-ia-ka-dale-dhe-maje-te-malit-me-dhi-e-keca-94342" }