Gazetari i njohur thirrje sarandiotëve për misionin e rëndësishëm: Ju presim, duhet të vini (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 07:45 25-08-2018 Gazetari i njohur thirrje sarandiotëve për misionin e rëndësishëm: Ju presim, duhet të vini (E PLOTË) Thoma Nika

Gazetari i njohur Thoma Nika u bën ftesë të gjithë qytetarëve të Sarandës të bashkohen në atë që ai e quan tryezë qytetare.

 

Gazetari bën me dije se prej një muaji Saranda ka tashmë një foltore mendimi dhe aksioni siç e quan ai. Bëhet fjalë për Keshillin Lokal të Paqes, i krijuar nga Federata Shqiptare për Paqe Universale. Anëtarët e këshillit janë emëruar ambasadorë të paqes dhe përbëhen nga njerëz që i kanë dhënë Saranës kontribut të konsiderueshëm.  

Në një shkrim të gjatë të tij gazetari u bën thirrje qytetarëve të Sarandës t’i bahskohen kësaj nisme.

Shkrimi i plotë:

FTESE MIQESORE PER NJE TRYEZE QYTETARE

Miremengjes, miq!

Se bashku me pershendetjen per kete dite dhe fundjave te re, ju drejtohem ju, sarandioteve te asaj Sarande qe te gjithe e mbajme ne memorje, me dashuri dhe nostalgji.

Ju drejtohem edhe ju, djemve e vajzave te Sarandes, te shperndare neper bote, qe muaji gusht ju ka sjelle prane dashurise suaj te perhershme, si malli ne shtepine e vjeter.

Ju drejtohem per t’ju bere nje ftese shume miqsore e vellazerore.

Per cfare? Thjesht te rezervoni nje ore kohe nga koha juaj, per te pare nga afer fytyrat dhe syte e njeri-tjetrit, per te shkembyer dy fjale per dashurine e perbashket- SARANDEN TONE.

Nuk eshte as sic e kishim dhe as sic e donim. Por edhe keshtu sic eshte, ne prape e duam.

Ne emer te kesaj dashurie qe nuk ka fund ndonjehere, ne duhet te takohemi e te flasim, me pergjerimin dhe detyrimin e bijve per nenen.

Ka me shume se nje muaj qe Sarandes i eshte shtuar nje tribune fjale, nje foltore mendimi dhe aksioni.

Ky eshte Keshilli Lokal i Paqes, i krijuar nga Federata Shqiptare per Paqe Universale. Ky Keshill, i perbere nga njerez qe i kane dhene Sarandes ne vite e dekada ne fusha te ndryshme, dhe qyteti e komuniteti ua njeh e i respekton per kontributet e dhena, ka pergjgjesi edhe perpara jush, qe vetem fizikisht nuk jeni ketu tere vitin.

Ata qe perbejne Keshillin Lokal te Paqes, jane emeruar Ambasadore te Paqes.

Nuk eshte vetem nje fjale e madhe, por eshte edhe nje peshe e rende, per kedo qe e mban sot ose do ta marre neser.

Ky eshte edhe thelbi i asaj qe duam te ndajme me ju te gjithe, pasi duam qe te shtojme cilesisht numrin e ambasadoreve edhe nga radhet tuaja. Duam qe ne Keshillin Lokal te afrohen dhe te ofrojne veten e tyre kualitete vlerash njerezore dhe personalitete, te interesuar dhe te motivuar per ta shenuar se pari ne mendim e pastaj ne realizim, ndryshimin dhe perparimin qe i duhet Sarandes, pas gati 30 vjetesh humbje dhe kerkimi te cilesive identitare.

Ajo qe duam te bejme, eshte qe, sic kemi te njejte dashurine per qytetin tone te dashur, te bashkojme edhe mendjet dhe energjite, per ta sjelle ate me afer me praktikat dhe perfytyrimin tone me te mire, per nje qytet qe kryevlere ka paqen dhe harmonine, pavaresisht diversitetit kulturor, krahinor, ferar, etnik, social etj.

Saranda eshte qyteti qe meriton t’i pararende europianizimit te shtetit qe i perket.

Qenia per 25 vite vetem 17 milje larg kufirit ndares me BE, na eshte kthyer ne avantazh per t’u ndjere me “familjare” me mentalitetin dhe vizionet europiane per organizimin e jetes, pretendimet per funksionimin e ligjit, te shtetit dhe pushteteve, per oksigjenin e biznesit e per te drejtat dhe detyrimet e qytetarit, per rritjen ekonomike dhe ardhjen e mireqenies.

Per te folur ciltersisht per te gjitha keto, ju ftojme pasditen e te henes se 27 gushtit 2018, ora 18:00, te pime nje gote birre ne lokalin “SUNSET”, (lagja Koder), ne buze te detit, atje ku Plazhi i Pllakave te nostalgjise sone, na therret e ne duhet t’i pergjigjemi.

Per ta bere kete, shpresojme qe me se pari te pergjigjemi me “PO” dhe me pranine tone, ne takimin e propozuar.

Ne ju presim, se ju do te vini.

Miqesisht dhe ne cilesine e Kryetarit te zgjedhur e ne emer te

KESHILLIT LOKAL TE PAQES NE SARANDE

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë! Ndërtohet në 3D portreti i Jul Çezarit
»
Article Logic
Execution time: 0.020253896713257
array(1) { ["section"]=> string(104) "gazetari-i-njohur-thirrje-sarandioteve-per-misionin-e-rendesishem-ju-presim-duhet-te-vini-e-plote-132092" }