Gazetari i përvishet politikanit dhe rrëfen të vërtetën për 21 shkurtin e rrëzimit të bustit të Hoxhës

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:49 21-02-2018 Gazetari i përvishet politikanit dhe rrëfen të vërtetën për 21 shkurtin e rrëzimit të bustit të Hoxhës

Pas rrëfimit të ish-themeluesit të Partisë Demokratike, Neritan Ceka mbi rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, një reagim i fortë ka ardhur nga gazetari Ilir Mati.

Sipas Matit, Ceka ka gënjyer në deklaratën e dhënë, sepse sipas gazetarit ai ka qënë i pari që është larguar nga zona ku dyshohej se Nexhmije Hoxha po organizonte grushtin e shtetit.

 

 

KOMENTI I PLOTË:

Genjeshtra nga e kaluara e sotme! Ne shkollen e bashkuar isha dhe une, ishte dhe Jari Genjeshtari, ishte dhe Bashkim Lika, ishte edhe shoqata e sociologeve te Tiranes. Neritani erdhi me nje fare Baleta e tha broçkulla. Perfaqesuesi i shkolles ne ate takim i kerkoi te largonin njerezit provokatore dhe te mos cenohet teritori i shkolles. Kur iku NC kerkoj pa shkak, te largohej me autoblinden e policise. Une (pedagog i jashtem) e te tjeret u larguam ne kembe. Shkolla e bashkuar ishte ne alarm per mbrojtjen e territorit te vet, nga njerez qe ishin grumbulluar jashte murit rrethues ( te armatosur) te cilet provokonin. Shtynin te dehur brenda teritorit te Shkolles qe rojet ti qellonin. Po studentet e armatosur nuk qellua kunder popullit. Bashkim Lika (pedagog i eduk fizik ne shkolle) mori nje plumb ne kembe derguar nga horrat e prapamurit. Si duket NC ka rrjedhur, beson genjeshtrat e veta!

 

Më poshtë komentit piktori dhe balonisti i mirënjohur, Zamir Mati ka replikuar në postimin e Ilir Matit duke e mbështetur reagimin e tij ndaj themeluesit të PD-së.

 

"Unë kam qënë në shkollën e bashkur si përfaqësues i Shoqatës Sociologjike dhe për këtë përfaqësim më ngarkoi kryetari i shoqatës shkrimtari Kiço Blushi
Askush në shkollë nuk kërcënonte por prisnin me urtësi dhe rregull të ndalej provokimi dhe shtirjet nga jashtë shkollës , në fund të takimit të pranishmit dhe perfaqësuesit e shkollës ia besuan zgjidhjen e situatës së pasigurtë pas rrënies së monumentit dhe ndalimit të provokimeve Presidentit të Republikës dhe komandantit të përgjithshëm Ramiz Alia ( po ashtu edhe ndonjë ide të rivendosjes se monumentit që qarkullonte si thashethem provokator nga PD)
Të percjellë me besim nga drejtuesit e perfaqësuesit e shkollës, pjesëmarrësit në takim u shoqëruan të largoheshin prej saj, por Neritan Ceka dhe Abdi Baleta kishin frikë jo në shkollë por nga provokimet jashtë saj dhe të shtënat nga jashtë drejtë shkollës dhe kërkun nga frika të largoheshin me autoblindën e policisë që i morri ...
Unë si pjestar i këtij takimi dëshmoj se askush nuk foli për grusht shteti e të tjera idera që sot i tregojnë si porosira dhe direktiva fantaziste të Sali Berishës dhe mburrje në atë që gjoja kanë deklaruar, Neritani dhe Baleta nuk kanë bërë deklarata per grusht shteti kjo është krijuar dhe ka dalë shumë më vonë në shtyp."-ka shkruar piktori Mati.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Top Channel gjuan me top kullat e Edi Ramës
»
Article Logic
Execution time: 0.12684011459351
array(1) { ["section"]=> string(109) "gazetari-i-pervishet-politikanit-dhe-rrefen-te-verteten-per-21-shkurtin-e-rrezimit-te-bustit-te-hoxhes-111015" }