Gazetari i ri i zhgënjyer nga protesta: Shpresa vdiq! (JU TREGOJ Ç’PASHË SOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:01 27-01-2018 Gazetari i ri i zhgënjyer nga protesta: Shpresa vdiq! (JU TREGOJ Ç’PASHË SOT)

Majron Gorica, është një gazetar i ri i angazhuar si kryeredaktor në një prej portaleve më të reja të hapura së fundmi, në vend, rehatfare.al.

Ditën e sotme ai ka qenë në protestën e opozitës duke raportuar por shprehet tërësisht i zhgënjyer nga çfarë pa.

KOMENTI I PLOTË:

Shpresa vdiq!

Na thanë nuk largohemi pa hequr Edi Ramën nga qeveria ? kisha shpresë se sot do të gjeja një vend pune, sot do të fillonte rritja e mirëqënies, sot do të ndryshonin shumë gjëra...por pritshmëritë humbën, humbën dhe për vetë opozitën...
Mund të thoni që ishin 100.000 protestues, mund të thoni shumë më shumë se kaq, por realiteti është ndryshe.

Për çfarë i ngritët shqiptarët sot? I pamë të gjitha, pamë dhe ata të cilët rrinin të strukur dhe në distancë.

Kishte nga ata të cilët nuk e dinin pse kishin dal dhe çfarë kërkonin. Mund t'ju duket sikur tallem? Jo, është mëse e vëretetë, e kanë shprehur vetë ata të cilët pyesja. Flisnin vetë, fytyra e një pjese të madhe prej tyre të cilët e shihnin protestën si një mundësi të mirë për tu takuar me miq e shok, e shihnin protestën në një mënyrë të mirë, por realisht të rëndomt për të ngrënë fara, molto, kokoshka ( thuaj se ishin në kinema). Shihja ata të cilë i lodhi protesta, i ka lodhur pa filluar, i ka lodhur pa dal nga shtëpia dhe të cilët tani më janë duke menduar, mbaroi por çfarë fituam? Ja protesta iku por çfarë ndryshoi tek ne?

A keni moral ti përgjigjeni atyre qytetarëve të cilët ishin aty? I pam me tepesia nëpër duar, ato ja dhatë ju, ju regjisor të shfaqeve teatrale dhe politike.

Ehh, sa po më dhimbset ky komunitet, kjo shoqëri ky vend! Ky vend i cili po vritet nga politika.

E dini çfarë më tërhoqi vëmendje?

Prezenca e banditëve të Bashës dhe Berishës, ata banditë të cilët baltosnin gjithcka me sjelljen e tyre vulgare.
Dikush mund të thotë pse shprehesh kështu? Shprehem kështu pasi jam I indinjuar, jam I zhgënjyer. Isha sot në protestë, ndoshta jo si protestues, por si gazetar. Isha sot në atë protestë nga e cila nuk kuptova asgjë tjetër vec se dhe njëherë dhunën që dominon tek të djathtët, atë dhunë qe ofronin shoqëruesit e Berishës dhe Bashës. Shihja tek shtynin e shanin njerëzit, I ofendonin sikur t’ju kishin bërë gjë. Nuk kursenin as kolegët e mi. Dhuna dhe toni I ashpër përball personave që kishin ardhur për të mbështetur “shefat” e tyre, faktoi dhe njëherë se cfarë njerëzish ka këtu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071871280670166
array(1) { ["section"]=> string(80) "gazetari-i-ri-i-zhgenjyer-nga-protesta-shpresa-vdiq-ju-tregoj-c-pashe-sot-108151" }