Gazetari i Supersport zbulon të vërtetën e Kukësit: Është vetmja skuadër në Shqipëri që nuk është hetuar

Publikuar tek: sport, më 15:12 15-02-2017 Gazetari i Supersport zbulon të vërtetën e Kukësit: Është vetmja skuadër në Shqipëri që nuk është hetuar

Ylli Aga është i ftuar në panelin e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport ku ka folur për situatën aktuale të futbollit në Shqipëri.

Teksa po flitej për aleanca në Kupë, Aga ndërhyri teksa tha për Kukësin: “Ju siguroj që Kukësi është e vetmja skuadër shqiptare, që nuk është përfshirë në asnjë dosje të UEFA-s për paracaktim rezultatesh në Kupat e Europës”.

Aga tërhoqi vëmendjen, teksa deklaroi që në fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë, ndeshjet duhet të caktohen me short.

“Unë mendoj që aleancat do të funksionojnë deri në momentin që do të ndryshohet formati. Dua të them që në fazën e 1/8-ve, çiftet duhen caktuar me short, dhe jo të jenë të paracaktuara”.

Gjithashtu Aga foli edhe për masat që duhen marrë: “Duket sikur po kalojmë direkt në planin B. Por në fakt duhet të merremi me planin A. Çdokush që do të tentojë të bëjë aleancë duhet të dënohet. Këtë duhet ta dinë edhe lojtarët, por edhe trajnerët”, shtoi gazetari i Supersport.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luiza Gega na bën sërish krenarë, fiton një tjetër medalje
Xhudistja provokon Ramën, kryeministri e kalon me sportivitet »
Article Logic
Execution time: 0.022913932800293
array(1) { ["section"]=> string(109) "gazetari-i-supersport-zbulon-te-verteten-e-kukesit-eshte-vetmja-skuader-ne-shqiperi-qe-nuk-eshte-hetuar-68803" }