Gazetari i tregon ‘lajmin e bujshëm’, Kadare: S’e kuptoj pse më kritikojnë, kam qenë i qartë (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:09 24-10-2018 Gazetari i tregon ‘lajmin e bujshëm’, Kadare: S’e kuptoj pse më kritikojnë, kam qenë i qartë (VIDEO) Shkeputur nga video

Një video pikante kjo e shkrimtarit të madh Ismail Kadare me gazetarin Elez Biberaj në një restorant të Tiranës.

 

Gazetari i ka vënë shkrimtarit të dëgjojë zërin e tij regjistruar në radio, 28 vite më parë, në intervistën e parë që dha Kadare pasi iku në Francë.

Më 24 tetor 1990, në ora 18.00, gazetari Elez Biberaj, nëpërmjet valëve të "Zërit të Amerikës", dha lajmin e bujshëm se Kadare kishte kërkuar strehim politik në Francë. Më pas u dëgjua dhe intervista që Kadare i kishte dhënë Biberajt pikërisht për vendimin e tij, për të lënë Shqipërinë komuniste.
Njëzet e tetë vjet më vonë, në Bar Juvenilja, Kadareja u takua me intervistuesin e tij dhe biseda miqësore u zhvillua teksa të gjithë dëgjonim regjistrimin e atij emisioni të rrallë, i cili pati një jehonë të jashtëzakonshme tek të gjithë shqiptarët, kudo në botë.

“Paska qenë shumë e kjartë, pse më kritikojnë ca tashi, janë thënë të gjitha...”, tha Kadare pasi dëgjoi regjistrimin.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert
Del në dritën e botimit vepra e 3-të e Mid’hat Frashërit me parathënie nga Ismail Kadare »
Article Logic
Execution time: 0.025808095932007
array(1) { ["section"]=> string(100) "gazetari-i-tregon-lajmin-e-bujshem-kadare-s-e-kuptoj-pse-me-kritikojne-kam-qene-i-qarte-video-138950" }