Gazetari ka një pyetje 2 miliardë dollarëshe për qeverinë shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 08:54 24-08-2016 Gazetari ka një pyetje 2 miliardë dollarëshe për qeverinë shqiptare

Gazetari Klodian Tomorri ka një pyetje në lidhje me rreth 200 miliardë lekësh që qeveria ka shpenzuar për investimet publike. Ai shtron pyetjen se ku kanë përfunduar gjithë këto para dhe se ku janë përfitimet e qytetarëve.


“Në tre vitet e fundit qeveria shqiptare ka shpenzuar, sipas të dhënave të buxhetit, rreth 200 miliardë lekë ose afro 2 miliardë dollarë për investime publike. Kjo është një shumë e madhe parash, përafersisht sa 15 për qind e të mirave dhe shërbimeve që ekonomia prodhon në një vit.

Problemi është se i gjithë ky mal parash nuk ka prodhuar qoftë edhe një vepër të vetme të dukshme në perfitim të qytetarëve.

A mundet qeveria shqiptare të thojë se sa kilometra rrugë janë shtruar me këto para? A mundet të thojë se sa ujësjellësa, spitale apo shkolla u ndërtuan me këto para? A mundet të thojë se sa mijë qytetarë kanë përfituar ujë të rrjedhshëm në banesë? Sa kanë perfituar akses në shërbim modern shëndetesor nga investimet? Sa nxënës studiojnë në shkolla më të mira?

Sigurisht projekti i rehabilitimit te qendrave urbane është një nismë që mua me pëlqen dhe meriton të lavdërohet. Sepse qytetet shqiptare janë ca shëmtira urbane që shkaktojnë pesimizëm. Por kjo është shumë pak për kaq shumë para. Ku kanë shkuar 2 miliardë dollarë para të taksapaguesve? Pse është kaq e vështire që qytetarët të ndjejnë përfitimet e parave të tyre?

Pergjigja e te gjitha ketyre pyetje nuk eshte shume e veshtire per t'u marre me mend. Parate financojne projekte te padobishme per qytetaret, shperdorohen dhe avullojne neper xhepa zyrtaresh.

Mjaftojne pak nga te gjitha per te vendosur nje rekord. 2 miliarde dollare te shpenzuara dhe askush s'di te gjeje qofte edhe nje veper te vetme publike te madhe. Pervec Lungomares, sigurisht.”-shkruan gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00673508644104
array(1) { ["section"]=> string(73) "gazetari-ka-nje-pyetje-2-miliarde-dollareshe-per-qeverine-shqiptare-50687" }