Gazetari Kasmi: Goditja me shkop hekuri nga policia më çau kafkën

Publikuar tek: barometri, më 08:11 29-05-2018 Gazetari Kasmi: Goditja me shkop hekuri nga policia më çau kafkën

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, deklaron se goditja me shkop gome nga policia gjatë protestës së PD-së i shkaktoi çarjen e kafkës.

Duke kundërshtuar versionin e Policisë që tha se shkopi i gomës nuk shkakton çarje koke, Kasmi tha se nuk i është çarë koka, por kafka.

“Goditja ishte e rëndë, çarja ishte e thellë dhe hemoragjia e madhe. Më vendosën 10 qepje”, u shpreh Kasmi në emisionin “Opinion”.

Bledi Kasmi paralajmëroi se do të ndjekë rrugën legale të çështjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025650978088379
array(1) { ["section"]=> string(71) "gazetari-kasmi-goditja-me-shkop-hekuri-nga-policia-me-cau-kafken-122460" }