Gazetari kritikon Ramën: Replikoi me arrogancë me biznesmenin e huaj, i ndërpreu fjalën. Më shumë përulje! (NGJARJA)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:30 24-05-2016 Gazetari kritikon Ramën: Replikoi me arrogancë me biznesmenin e huaj, i ndërpreu fjalën. Më shumë përulje! (NGJARJA)

Gjatë diskutimeve të sotme për ekonominë, u vu re një incident, teksa kryeministri Edi Rama i ndërpreu fjalën një biznesmeni të huaj, i cili ka qenë presidenti i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri.

Ky moment u kap nga disa gazetarë shqiptarë, të cilët e komentuan si gjest arrogance të kryeministrit tonë.

Klodian Tomorri, gazetari i ekonomisë në ‘’Top Channel’’ kritikon kryeministrin, duke shkruar:

‘’Me shume perulje

E pashe kryeministrin sot te replikonte me arrogance me nje biznesmen te huaj e madje edhe ti nderpriste fjalen. Per ata qe nuk e dine, ai biznesmeni eshte Patrick Pascal, ish presidenti i shoqates se investitoreve te huaj ne Shqiperi.

Biznesmeni u ankua publikisht se politika fiskale e qeverise kishte cuar ne falimentimin e biznesin e tij ne Selenice duke nxjerr te papune 80 veta. Nuk po i hyj fare debatit a kishte te drejte apo jo zoteria. Se mund te jete edhe qe ska te drejte. Por me shqeteson nje gje tjeter

Nuk eshte mire qe nje kryeminister te sillet ashtu me investitoret e huaj. Sot vendet e botes, nga me i varfri tek ai me i pasuri, kane te gjithe vetem nje menyre te sjelluri me investitoret e huaj. I mirepresin dhe bejne cmos ti terheqin ne vendin e tyre.

Lideret me fuqishem te botes, Obama, Cameron, ju bejne thirrje investitoreve te shkojne ne vendet e tyre. Kete drejtojne vende 10 here me te pasura se ne.

Qeveria shqiptare eshte qartesisht ne nje kurs perplasje me investitoret e huaj. Me shume perulje nuk do i bente keq askujt.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031007051467896
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetari-kritikon-ramen-replikoi-me-arrogance-me-biznesmenin-e-huaj-i-nderpreu-fjalen-me-shume-perulje-ngjarja-41368" }