Gazetari mbledh për ditëlindjen e tij deputetin dhe kryeprokurorin e Vlorës. Enrik Mehmeti 30 vjeç me një festë të paharrueshme (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:05 15-03-2016 Gazetari mbledh për ditëlindjen e tij deputetin dhe kryeprokurorin e Vlorës. Enrik Mehmeti 30 vjeç me një festë të paharrueshme (FOTOT)

Enrik Mehmeti gazetari i ‘’News24’’ mbledh në një festë të paharrueshme miqtë, gazetarët, deputetin Dashamir Tahiri e kryeprokurorin e Vlorës Skënder Haluci. Hare, gëzim dhe një tortë plot domethënie për të.

Gazetari ka mbushur plot 30 vjet dhe e ka festuar këtë ditë me një festë plot detaje për t’u shënuar.

Përveç haresë së miqve e të afërmve, një respekt të veçantë i ka kushtuar edhe deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Skënder Haluci, ish-kandidati për Bashkinë e Vlorës Vasil Bedinaj, gazetari Artur Çani e shumë gazetarë të tjerë.

Në fund të gjithë kanë pritur që Mehmeti të fikë qirinjtë e tortës së veçantë me logon e ‘’News24’’, mbi të cilën shkruhej në formë ‘’FLASH’’-i: ‘’Ekskluzive/ Të gjithë njëzëri i urojnë Enrikut “GËZUAR DITËLINDJEN’’. Torta do të prihet pas pak minutash në festën e ditëlindjes së gazetarit Enrik Mehmeti.  Edhe redaksia e Newsbomb.al i uron Mehmetit ''Gëzuar Ditëlindjen!''.

{gallery}enrikmehmeti{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032503128051758
array(1) { ["section"]=> string(138) "gazetari-mbledh-per-ditelindjen-e-tij-deputetin-dhe-kryeprokurorin-e-vlores-enrik-mehmeti-30-vjec-me-nje-feste-te-paharrueshme-fotot-35126" }