Gazetari nga Gjirokastra: Videon e ka servirur Eni Çobani, vajza dhe gjyqtari janë miq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:58 28-10-2016 Gazetari nga Gjirokastra: Videon e ka servirur Eni Çobani, vajza dhe gjyqtari janë miq

Të tjera hije dyshimi pas publikimit të regjistrimit audio ky gjyqtari i Gjirkastrës Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale një gruaje në këmbim të një vendimi, hidhen hije dyshimi për regjistrimin.

Telnis Skuqi , gazetari i Gjirokastrës publikon një artikulll me titull” Abuzim  seksual apo farsë gjobvënie?” duke thënë se videon e ka servirur Eni Çobani e cila sipas tij ka shfrytëzuar një bisedë miqësore mes gjyqtarit dhe vajzës.

KOMENTI I PLOTË I TELNIS SKUQIT:

Fatkeqesia ime si njeri, por fatmiresia ime si gazetar, me ka dhene mundesi te bej disa investigime te forta, gje qe sot une po vuaj pasojat.

Personalisht nuk do te merrem fare me videon ndaj kryegjqytarit te Shkalles se Pare te Gjirokastres, Guxim Boci.

Kete njeri e kam njohur ne ditet e mia me te veshtira dhe aty e kam kuptuar se sa guximtar eshte Guximi per familjen.

Kusheriri i tij, ne nentor te 2013, Aristotel Petro, me dhunoj fizikisht ne prani te time shoqe dhe dy femijeve te mi.

Une ju tregova gjykates per te fituar te drejten time, ndersa Aristoteli ju drejtua Guximit per ta shpetuar nga denimi, por njerezit e medhenje nuk kane brire.

Ai (Guxim Boci) pasi u informua mire per cfare ka ndodhur i tha kusheririt te tij (Aristotel Petro): "Mos kerko te te ndihmoj ne nje ceshtje ku ti ke sulmuar dhe dhunuar familjen e gazetarit. Po te ishte vertete personale me te do te ndihmoja, por une (Guximi Boci) nuk mund te behem pale me ty".

E tregova shkurt kete histori, jo per te mbrojtur gjyqtarit, ai eshte vet i zoti te mbrohet, por per te treguar se per Guximin familja eshte e shenjte dhe nuk preket.

Persa i takon videos, nuk ka asnje dyshim qe kete video e ka servirur Eni Cobani, e cila ajo ka shfrytezuar nje bisede miqesore midis gjyqtarit dhe vajzes (per arsyje etike nuk e publikoj emrin e saj).

Te dy aktoret kane nje marredhenie shume miqesore, madje babai i vajzes eshte miku i ngushte i gjyqtarit.

Nje bisede "alegro", qofte edhe erotike, nuk mund ta perdores si skandal, pasi ne veteve kjo video perben skandal per shkak se nuk ploteson asnje kriter per te quajtur "investigim".

Te besh investigim dhe ta publikosh pas disa muajsh, thjeshte eshte nje shantazh, ndersa te publikosh nje video qe eshte prodhur brenda 48 oreve, atehere quhet "investigim i plote dhe mire", sic ishte rasti i skandalit te Sarandes, ku brenda 48 oreve videoja eshte publikuar ne te gjitha mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018281936645508
array(1) { ["section"]=> string(90) "gazetari-nga-gjirokastra-videon-e-ka-servirur-eni-cobani-vajza-dhe-gjyqtari-jane-miq-57674" }