Gazetari nuk ndalet, të tjera FOTO nga luksi i shfrenuar i vajzës së Kryeprokurorit Llalla: Ora 21 mijë euro, byzylyku 5100 euro

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:46 02-08-2016 Gazetari nuk ndalet, të tjera FOTO nga luksi i shfrenuar i vajzës së Kryeprokurorit Llalla: Ora 21 mijë euro, byzylyku 5100 euro

Gazetari Bledi Mane publikon foto të tjera nga jeta e luksit të vajzës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla pas fotove të bujshme publikuar ditën e djeshme. Mane komenton luksin e shfrenuar në 4 nga fotot e 17 vjeçares Eni Llalla.

“1-Fotografia e pare/ Eni Llalla me Xhakete Balmain 1860 euro. Canta Furla 410 euro. Syzat e diellit Ray Ban 200 euro. Unaza prej floriri Petite Pave 1100 euro.

2-Fotografia e dyte/ Te pritja e xhaxhi Jar Nishanit ne Pallatin e Kongreseve ne ndihme te femijeve te varfer. Fustani Tom Ford 3800 euro, kepucet Alexander Ëang 395 euro.
3-Fotografia e trete/ Pak relaks ne ambientet e jashtme te hotelit Atlantis ne Dubai. Canta Burberry Honey Tan 1295 euro. Edhe fustani eshte Burberry Nude 1000 euro. Shapkat verore Olu Kai 68 euro.
4-Fotografia e katert/Canta Fendi Mini Monster 1810 euro. Byrzylyku Cartier 18 karat vetem 5100 euro dhe ora e dores nje Rolex i thjeshte 21 mije euro”, shkruan Mane.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT:

Dje kur shpertheu lajmi i fotografive te vajzes se kryeprokurorit pati reagime, linçime, censurime,aludime,mallkime,ferkime,urime, urinime dhe zgjatime konspiracionesh. Si per dreq ma sollen nga pushimet e Pogradecit pensionistin Rexhep Meidani dhe pasi e ulen per kafe andej nga Blloku me pensionistin tjeter Koco Kokedhima si per te konkuruar lajmin tim hapen fjalese Rexhepi ne shtator perlan qeverine e behet kryeminister.

Ej tëmën e s'ëmës-mendova.
Pse kaq xheloze keta njerez qenkan me iluminimin tim modest?
Dhe kujtuan se me harruan dhe me sfumuan por ku te le Eni Llalla ne balte...
Babi Adriatiku nga fshatrat e Gramshit jurist ne profesion, momentalisht kryeprokuror i republikes paguhet cdo muaj 1 milione e 800 mije leke nga taksat tona. Mami Djana nga fshatrat e Elbasanit stomatologe ne profesion,punon si shefe sektori te Sigurimet Shoqerore dhe paguhet cdo muaj 640 mije leke po nga taksat tona. Te dy kane 40 muaj ne keto vende pune dhe te ardhurat e tyre keto kohe shkojne ne 90 milione leke te vjetra. Sikur familja Llalla vetem dhalle Lufra e buke misri te kete konsumuar qysh nga viti 2012 e deri tani, mua nuk me dalin llogarite.
Nuk e besoni?
Para jush serish sfilon luksi i cmendur i Enit,vajzes plangprishese qe ka lene jo vetem babin por edhe shoket e babit pa gjume. Ndiqni me kujdes rradhen e fotografive te sotme sipas numurit rendor:
1-Fotografia e pare/ Eni Llalla me Xhakete Balmain 1860 euro. Canta Furla 410 euro. Syzat e diellit Ray Ban 200 euro. Unaza prej floriri Petite Pave 1100 euro.
2-Fotografia e dyte/ Te pritja e xhaxhi Jar Nishanit ne Pallatin e Kongreseve ne ndihme te femijeve te varfer. Fustani Tom Ford 3800 euro, kepucet Alexander Ëang 395 euro.
3-Fotografia e trete/ Pak relaks ne ambientet e jashtme te hotelit Atlantis ne Dubai. Canta Burberry Honey Tan 1295 euro. Edhe fustani eshte Burberry Nude 1000 euro. Shapkat verore Olu Kai 68 euro.
4-Fotografia e katert/Canta Fendi Mini Monster 1810 euro. Byrzylyku Cartier 18 karat vetem 5100 euro dhe ora e dores nje Rolex i thjeshte 21 mije euro.
I fusim nje reklame dhe e mbyllin ketu leximin te dashur miq se neser dallaveret jane me te frikshme. Pergatituni per surpriza me te renda.
Shenim i rendesishem/Kryeprokurori Adriatik Llalla bllokoi lajmin ne shume mediume te njohura shqiptare nderkohe qe vajza e tij zhduku cdo gjurme nga profili i saj ne instagram dhe anulloi pushimet ne Jal. Babi e ktheu me urgjence ne Tirane!!!

g.jpg

g1.jpg

g2.jpg

g3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13221311569214
array(1) { ["section"]=> string(131) "gazetari-nuk-ndalet-te-tjera-foto-nga-luksi-i-shfrenuar-i-vajzes-se-kryeprokurorit-llalla-ora-21-mije-euro-byzylyku-5100-euro-48460" }