Gazetari 'plas' bombën: Më kanë ndryshuar votat për 'Topin e Artë'

Publikuar tek: sport, më 23:54 04-12-2018 Gazetari 'plas' bombën: Më kanë ndryshuar votat për 'Topin e Artë'

Gazetari Lasana Liburd pretendon se votat e tij janë ndryshuar, dhe ato që janë publikuar nga 'France Football' nuk qëndrojnë, për çmimin 'Topin e Artë'. Për këtë çmim kanë votuar plot 180 gazetarë nga e gjithë bota.

Siç të gjithë e dinë Luca Modriç, ishte fituesi i këtij çmimi prestigjoz , pasi kishte fituar Championsin dhe ishte finalist në Kupën e Botës.

Ndërkohë, France Football në votat e publikuara tregon se gazetari në fjalë ka votuar për Antoine Griezmann si të parin, për të vazhduar me Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi.

Por gazetari në reagimin e tij pretendon se ky votim duhet të anulohet, pasi sipas tij Messi duhet të jetë para Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stadiumi i ri në Tiranë nuk do quhet 'Arena Kombëtare', Duka: Emri do shitet për arsye komerciale
»
Article Logic
Execution time: 0.004086971282959
array(1) { ["section"]=> string(68) "gazetari-plas-bomben-me-kane-ndryshuar-votat-per-topin-e-arte-143959" }