Gazetari publikon ekskluzivisht emrat e “qeverisë teknike”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:40 02-08-2016 Gazetari publikon ekskluzivisht emrat e “qeverisë teknike”

Gazetari Bledi Mane ka publikuar një listë të tijën me personazhet që do të formojnë qeverinë teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet e 2017-ës. Mane nuk ngurron të bëjë veten pjesë të qeverisë, ndërsa dikastere të rëndësishme do të drejtojnë sipas gazetarit, Bleona Qereti, Kastro Zizo apo Ardian Fullani.

“Pas takimeve intensive në ambjentet e brendshme të Hotel Gold në kryeqytet mes liderve politikë të të gjitha kahëve si dhe me ndërhyrjet brutale të ambasadorit rus, atij turk dhe përfaqësuesit të Konferencës Islamike, pritet që qeveria Rama të japë dorëheqjen e nderkohë në parlament të votëbesohet qeveria teknike e tranzicionit”, ironizon Mane.

Qeveria e idejuar nga Bledi Mane:

-Kryetar i parlamentit Flamur Noka

-Kryeminister Rexhep Meidani

-Zv.Kryeminister dhe mentor i qeverise se re Koco Kokedhima

-Minister i brendshem Eridjan Salianji

-Ministre e mbrojtjes Grida Duma

-Minister i financave Anastas Angjeli

-Ministre e integrimit Nora Malaj

-Minister i drejtesise Gjin Gjoni

-Minister i kultures dhe trashegimise Nikoll Lesi

-Minister i transportit dhe puneve publike Vladimir Kosta

-Minister i ekonomise&turizmit Bledi Mane

-Ministre e bujqesise dhe kerkimeve veterinare Sonila Meço

-Minister i punes dhe mireqenies sociale Kastro Ziso

-Minister i pushtetit lokal Shukri Xhelili

-Minister i arsimit dhe shkences Dhori Kule

-Ministre e familjes dhe moralit publik Mesila Doda

-Minister per ceshtjet e delikate ndëretnike Vangjel Dule

-Ministre e inovacionit dhe argetimeve publike Bleona Qereti

-Drejtor i pergjithshem i lojrave te fatit Artur Zheji

-Drejtor i pergjithshem i Policise se shteti Mit'hat Havari

-Drejtor i pergjithshem i doganave Ardian Fullani

Nderkohe Ilir Beqja mbetet serish minister i shendetesise dhe vaksinimit kolektiv.

Suksese deri ne qershorin 2017 qeverise se re.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027083873748779
array(1) { ["section"]=> string(62) "gazetari-publikon-ekskluzivisht-emrat-e-qeverise-teknike-48552" }