Gazetari Qafoku: S'besoj se i kam rënë një numri më shumë se atij të Agollit (Fakti që s'dini për shkrimtarin)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:45 03-02-2017 Gazetari Qafoku: S'besoj se i kam rënë një numri më shumë se atij të Agollit (Fakti që s'dini për shkrimtarin) Dritëro Agolli dhe gazetari Roland Qafoku

Shumë fakte nga jeta e Dritëro Agollit që nuk janë bërë të ditura më parë, ndër to, newsbomb.al ka zbuluar se shkrimtari gjatë gjithë jetës së tij nuk ka përdorur celular, por vetëm telefon fiks.

Këtë fakt e ka konfirmuar dhe gazetari Roland Qafoku i cili shkruan,  “Personalisht, në jetën time nuk besoj se mund t'i kem rënë më shpesh një numri fiks telefonit sa atij të familjes Agolli”. 

Qafoku shprehet se Agollin nuk do ta gjejmë vetëm në libra, por edhe në çdo bisedë të këndshme që të falte, plotë dije e humor.

“Rakia e Skraparit merrte vleren reale kur e pije me Dritero Agollin. Ishte fat në jetën time që njoha jo vetëm një shkrimtar të madh, por një nga mendimtarët më të mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria. Çdo bisedë që kam patur me të ishte secila si një ngjarje më vete.

Çdo fjalë e dalë nga goja e tij kishte lajm. Çdo fjalë e nxjerrë nga goja e tij kishte mendim. Çdo histori e treguar prej tij kishte moralin e vet brenda.

Fjala nga goja e tij kishte aq peshë sa nëse ndodhte diçka në Shqipëri, njeriu i parë për të pyetur se çfarë mendonte ishte Dritëroi.

Prapa la aq shumë sa nuk nuk besoj se do ta gjejmë vetëm në raftet e librave që ai shkroi por edhe në memorien tonë me ato biseda aq të këndshme plot dije e humor.

Personalisht, në jetën time nuk besoj se mund ti kem rënë më shpesh një numri fiks telefonit sa atij të familjes Agolli. Ishte vërtetë një kënaqësi biseda me të dhe boshllëku që ai do lërë do jetë një hon i thellë. Lamtumirë mendimtar i madh!”,-shkruan gazetari Qafoku duke shprehur ngushëllimet për humbjen e kolosit të letësisë shqipe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amaneti i Dritëroit: Sot pasdite
Dorëshkrimet e fundit të Dritëroit do t’ju shkrijnë gazit (MOS I HUMBISNI) »
Article Logic
Execution time: 0.024677038192749
array(1) { ["section"]=> string(113) "gazetari-qafoku-s-besoj-se-i-kam-rene-nje-numri-me-shume-se-atij-te-agollit-fakti-qe-s-dini-per-shkrimtarin-67667" }