Gazetari që dikur e mbështeste "rrëfehet”: Ky është mëkati më i madh i Lul Bashës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:40 17-06-2017 Gazetari që dikur e mbështeste

Moderatori i njohur Bledian Koka, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka komentuar intervistën e mbrëmëshme të kreut të Opozitës, Lulzim Basha në emisionin”Zonë e Lirë”.

Në komentin e tij Koka ironizon fortë Bashën për sjelljen e tij gjatë emisionit. Ai gjithashtu e konsideron si një mëkat këtë sjellje që sipas tij është jo e një opozitari por e një bashkë fajtori.

Komenti i plotë i Bledian Kokës:

Mekati me i madh i Lulit...
Qe kjo fushate e PD-se eshte me e dobeta qe nje opozite ka bere ndonjere kjo s'do as mend as kalem. Qe Lulzim Basha ka perzgjedhur listen me skandaloze te emrave per deputete potencial, kjo s'do as mend e as kalem. Qe Lulizim Basha del 120 minuta tek Çani dhe ne 110 minuta vetem qesh, kjo tregon mungese te rralle serioziteti prej kryeopozitari dhe pandjeshmerie per derexhene ku ndodhet sot populli. Nese ju kujtohet, vetem nje dite me pare ne Opinion, Ben Blushi nxinte e bubullinte per krimin e organizuar, per ekonomine ne deklin pa kthim, per hashashin qe Luli se permend me, dhe per faktin kryesor se Edi Rama eshte fajtori dhe per keto ai sduhet te jete me Kryeminister, dhe nderkohe ai jepte shembullin sesi nje opozite duhet te jete. Por Blushi eshte Blushi dhe Luli eshte ai qe eshte...
p.s...ama Mekati me i madh e me i pafalshem i Lulzim Bashes ne kete fushate, eshte cimentosja e idese se Edi Rama do te jete serish kryeminister, ndaç me PD (larg qofte), ndaç me LSI (sic e do kodi zakonor i xhon-komunsiteve)...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjigja e Ramës për Ilir Metën, vërshojnë replikat nga LSI
Ndryshon slogani i Partisë Socialiste, shikoni parullën e re që i kanë bërë Ramës në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.013671159744263
array(1) { ["section"]=> string(84) "gazetari-qe-dikur-e-mbeshteste-rrefehet-ky-eshte-mekati-me-i-madh-i-lul-bashes-82867" }