Gazetari shqiptar jep alarmin: Askush nuk flet, bashkëfajësi në një krim të heshtur masiv

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:21 01-05-2017 Gazetari shqiptar jep alarmin: Askush nuk flet, bashkëfajësi në një krim të heshtur masiv

Është e disata herë që gazetari i njohur shqiptar, Denis Dyrnjaja jep alarmin mbi rrezikun që na kanoset çdo ditë dhe që s’ka lidhje as me vettingun e as me listat e kandidatëve.

Është shëndeti ynë! Çdo vit u merret jeta 4 mijë personave vetëm nga kanceri, jep alarmin gazetari.

"Është skandaloze që zgjedhjet po vijnë sërish dhe të gjithë flasin për Vetting, për lista kandidatësh, për dorëheqje qeverie e për presidentë, por asnjë forcë politike nuk ka prioritet shëndetin e popullatës. Në kushtet kur pjesa më e madhe e ushqimeve është komplet e dyshimtë, me data skadence të manipuluara, me produkte bimore dhe shtazore pa dije origjine, me ajër të ndotur nga 10-40 herë më shumë se normat e vendeve të BE-së nga nafta surrugatë dhe pluhuri pa limit që ndotin ajrin. Askush nuk flet ndërsa e marrim dhe e pranojmë këtë gjendje të degjeneruar dhe shkatërrimtare si realitet normal.

Më paradoksal është fakti se të gjithë jetojmë në këtë vend, si dikush që është i pasur, si dikush që është i varfër, si kryeministri, ashtu edhe pensionisti, presidenti e taksisti. Duket si një bashkëfajësi në këtë krim masiv të heshtur, për shkak të të cilit çdo vit humbin jetën 4 mijë personave vetëm nga kanceri.

E kujt i duhen llogjet elektorale dhe kush hyri e kush doli nga lista për deputet kur ne po na sëmuren fëmijët masivisht nga alergji të panjohura e po na vdesin familjarët si me qenë në luftë jo në paqe.

Reagoni njerëz ky është rasti juaj që vjen një herë në 4 vjet të kërkoni më shumë përgjegjësi për jetën tuaj dhe cilësinë e saj. Ne nuk mund të jemi thjeshtë ca numra të regjistruar në gjendjen civile kur lindim e vdesim!",shkruan Dyrnjaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020069122314453
array(1) { ["section"]=> string(93) "gazetari-shqiptar-jep-alarmin-askush-nuk-flet-bashkefajesi-ne-nje-krim-te-heshtur-masiv-77029" }