Gazetari sportiv jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta Luani, talenti i madh të cilin orteku e paralizoi...

Publikuar tek: sport, më 12:37 20-02-2018 Gazetari sportiv jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta Luani, talenti i madh të cilin orteku e paralizoi...

Gazetari sportiv Dëfrim Methasani jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Luan Muçës, talenti i hershëm që luante për futbollin e Korabit por që u paralizua nga orteku i Fekenit para viteve '90, ku humbën jetën 11 studentë dhe oficerë.

“Një lajm i keq nga Peshkopia, më pikëlloi këtë paradite. Në këtë fotografi të talenteve të dikurshëm të Korabit në futboll, mungon nga sot, njëri prej tyre, Luan Muça. Ai që duket ne krah të Shpetim Toskës, por që orteku i Fekenit para viteve '90 e paralizoi djaloshin e talentuar, që në gjithë këto vite, nuk eci dot në këmbët e tij, por në karrocë. Lamtumirë Luan! Për një gjë jam i sigurtë. Dhimbja për ty nuk ështe vetë e familjes suaj, por e sportit dhe familjeve dibrane dhe jo vetëm...”, shkruan Methasani.

t1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja Partizani-Kukës, masa ‘blindë’ nga policia, ja rrugët e bllokuara (INFORMACION I RËNDËSISHËM)
»
Article Logic
Execution time: 0.024996995925903
array(1) { ["section"]=> string(108) "gazetari-sportiv-jep-lajmin-e-hidhur-ndahet-nga-jeta-luani-talenti-i-madh-te-cilin-orteku-e-paralizoi-110861" }