Gazetari tregon historinë e të burgosurit me Prokurorin: Ma ha p******

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:26 03-02-2017 Gazetari tregon historinë e të burgosurit me Prokurorin: Ma ha p******

Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri, gjithnjë pikant në mënyrën e tij të të rrëfyerit, nxitur edhe nga situata e tensionuar  e ditës së djeshme nga deklaratat e ambasadorit Donald Lu, qëndrimi që mbajti kryeprokurori Adriatik Llalla në konferencën për shtyp por edhe deklaratat e këtij të fundit bërë në “Opinion”, ka rrëfyer një histori të viteve ’90.

RRËFIMI SI MË POSHTË:

“Ma ha pordhën!

Tregojnë hetuesit e viteve 90' një ngjarje
mbi "hetimet që ju bënë" më në fund shokut Shefqet Peçi, Hero i Popullit, në qelinë ku e kishin harruar prej javësh qeverisja postkomuniste.
(Të më falin të afërmit, tregimi është i dëgjuar, dhe nuk ka qëllime fyerje për subjektin)
Pra, i lodhur nga mosha afro 90 vjeçare, vitet e luftës, dhe jeta në socializëm, tashmë dergjej nën akuzën X, në qelitë e burgut. Priste i sëmurë që të vinte për ta pyetur së fundi një prokuror i Tiranës.
Dhe...më në fund shuli i qelisë kërcet. Dera hapet. Hyn Prokurori.
-Çohu!
- Kush je tiiii? E pyet xha Shefqeti me zerin e hollë dhe të lodhur.
- Prokuroria- jam, Çohu!
- Çar do tiii?
- Tët pyes!
- Të më piesësh?
- Po!
- Ma ha pordhën...dhe kthehet në krahun tjetër.
E kujtova këtë episod sot, kur Prokuroria e lodhur nga politika e paleve po përpiqet të vërë nën akuzë krimin, politiken dhe qeveritaret e korruptuar.
Uroj me shumë seriozitet ti shkojë mbarë.
Ndryshe...do më kujtoj sërisht titullin e këtij shkrimi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025383949279785
array(1) { ["section"]=> string(69) "gazetari-tregon-historine-e-te-burgosurit-me-prokurorin-ma-ha-p-67579" }