Gazetari zbulon emrat: Ja kë propozon Meta dhe Rama për President Republike

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:24 13-04-2017 Gazetari zbulon emrat: Ja kë propozon Meta dhe Rama për President Republike

Takimi kokë më kokë Rama-Meta mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua rreth diskutimeve të fundit në politikë si dhe kandidaturat për Presidentin e ardhshëm të vendit.

Aludime të shumta kishte rreth çështjeve të diskutuara mes dy krerëve aleatë, një ndër to ishte dhe reagimi i gazetarit Blendi Mane me anë të një statusi në facebook, i cili ka zbuluar disa emra të mundshëm që sipas tij mund të jenë propozuar nga Rama dhe Meta. Pavarësisht se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk kanë zbuluar ende emra, ka nga ato që kanë bërë parashikimet e tyre siç është gazetari Blendi Mane.

 “LAJM I FUNDIT/ JA EMRAT QË DISKUTOHEN PËR PRESIDENT REPUBLIKE! Takimi Meta-Rama sapo ka perfunduar dhe ne perfundim edhe te mandatit te Bujar Nishanit, dy lideret e koalicionit qeverises kane diskutuar per kandidaturat e mundshme per postin e presidentit. Ilir Meta ka paraqitur: Petrit Vasilin, Edmond Panaritin, Arta Daden. Edi Rama ngulmon qe presidente republike te jete nje femer: Mimi Kodheli, Majlinda Bregu ose per te zbutur marredheniet me opoziten te nominojne per nje mandat te dyte Bujar Nishanin!”,  shkruan Mane në postimin e tij.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022334098815918
array(1) { ["section"]=> string(80) "gazetari-zbulon-emrat-ja-ke-propozon-meta-dhe-rama-per-president-republike-75066" }