Gazetari zbulon veset e deputetëve të PD-së, ‘’Edi Paloka luan poker…Jozefina…’’

Publikuar tek: politike, më 14:43 13-02-2016 Gazetari zbulon veset e deputetëve të PD-së, ‘’Edi Paloka luan poker…Jozefina…’’

Gazetari zbulon veset e deputetëve të Partisë Demokratike. Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka luan poker.

Kështu ka thënë Enkel Demi, gazetar dhe bashkëshorti i ish-deputetes demokrate Mesila Doda. Sigurisht që kjo gjë është treguar nga ai teksa i shkruante Lulzim Bashës për çfarë po ndodh brenda partisë së tij.

Nuk ka tragjedi më të madhe se të luash me këtë instrument të pokerit, nëse nuk je ulur kurrë në një tryezë të gjelbër. Edi Paloka duhet të ketë ndjerë më shumë dhimbje në këtë rast, meqë çoç i përzien letrat. Sot, Partia Demokratike është në pozita tejet komike. Eduard Selami këtë thoshte pak ditë më parë. Arben Imami e di, madje edhe Jozefina nuk po e gëlltit dot. Shumë të tjerë janë sot në hallin e dashnores së lënë. Janë ata që shkruanin se Luli fitoi betejën e opozitës dhe i mori frenat e saj në dorë. Në fakt ai frenat e dorës i ka ngritur dhe kush vozit e di që në këtë rast makina kthehet 180 gradë.

Ndaj për Shën Valentin, Luli të vetmen letër dashnie që merr është: “të lutem mos u vetëshkatërro kështu!”

Komenti i plotë i Enkel Demit:

“Një letër dashurie për Lulin

Kur Lulit i ikte zëri në tubim ose shkonte në notat e larta të një këngëtari lirik, castrato pati shumë njerëz që nuk e vranë shpresën. Shumë prej tyre publikuan shkrime se Luli e fitoi betejën dhe tashmë ai ishte udhëheqësi i opozitës. Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-së të shohin kundër figurën e Edi Ramës. Madje, thuhet që edhe ky i fundit e besoi këtë tezë sa ka shumë gjasa të jetë takuar me të në Vjenë, ku ka bërë paktin e famshëm për ligjin elektoral me prim. Fill pas këtij takimi u fol ashiqare për një qeveri me bazë të gjerë PS-PD, madje Genc Pollo nuk u fsheh pas gishtit, por i mëshoi kësaj ideje në publik. Pikërisht, në këto kohë plazhi dhe mbathje gazetarësh që binin tek kridheshin në ujë nisi sulmi frontal ndaj Ilir Metës, heshtja e Edi Ramës, i cili ndodhej në SHBA, studio televizive ku çeleshin dosje dhe ngjizja e idesë së një qeverie bazëgjerë dhe zgjedhje të parakohshme, hartimin e një ligji të ri elektoral me prim, eleminim pothuaj i plotë i partive më të vogla.

Ka qenë koha e një pritjeje në Ambasadën kineze, ku fotoreporterët shkrepën ca foto të Berishës me Metën. Më pas erdhi një deklaratë e doktorit, e cila thoshte se primi rrezikonte që të linte një pjesë të mirë të shqiptarëve të papërfaqësuar në Kuvend. Qysh atëherë Genci nuk flet më, veç rasteve kur duhet të bëjë me faj të vdekurit. Luli i këputi një fjalim për dyshen Rama-Meta dhe vendosi ta hedhë pushtetin në rrugë duke përdorur pa u kursyer pasuritë e tij zanore. Në vigjilje të Vitit të Ri, ku tregoi aftësinë e tij alkimiste për të djegur betonin, premtoi që janari do të jetë muaji i ferrit i qeverisë. Janari na la dhe po del shkurti. I vetmi që shkoi në purgator ishte Spiro Ksera. Fillimisht, u inkurajuan hetimet, më pas doktori bëri një status dhe kryetari demokrat në mbledhjen e grupit parlamentar denoncoi arrestimin e ish-kolegut të tij në qeveri.

Tani vijmë tek Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi dikush e mësoi të luajë bllofin. Nuk ka tragjedi më të madhe se të luash me këtë instrument të pokerit, nëse nuk je ulur kurrë në një tryezë të gjelbër. Edi Paloka duhet të ketë ndjerë më shumë dhimbje në këtë rast, meqë çoç i përzien letrat. Sot, Partia Demokratike është në pozita tejet komike. Eduard Selami këtë thoshte pak ditë më parë. Arben Imami e di, madje edhe Jozefina nuk po e gëlltit dot. Shumë të tjerë janë sot në hallin e dashnores së lënë. Janë ata që shkruanin se Luli fitoi betejën e opozitës dhe i mori frenat e saj në dorë. Në fakt ai frenat e dorës i ka ngritur dhe kush vozit e di që në këtë rast makina kthehet 180 gradë.

Ndaj për Shën Valentin, Luli të vetmen letër dashnie që merr është: “të lutem mos u vetëshkatërro kështu!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Blushit: Qentë le të lehin.... Por Blushi i kthen një përgjigje të hidhur
Ilir Meta pret në Kuvend nënkryetarin e BDI-së Izet Mexhitin »
Article Logic
Execution time: 0.030422925949097
array(1) { ["section"]=> string(80) "gazetari-zbulon-veset-e-deputeteve-te-pd-se-edi-paloka-luan-poker-jozefina-32478" }