Gazetarja bën për “ujë të ftohtë” Eneda Tarifën: Kërcet gishtat dhe thërret Dhuratën...Media do merret me ty moj çupë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:41 12-04-2016 Gazetarja bën për “ujë të ftohtë” Eneda Tarifën: Kërcet gishtat dhe thërret Dhuratën...Media do merret me ty moj çupë

Intevista në anglisht e këngëtares Eneda Tarifa bëri bujë në media e u komentua gjerë e gjatë në rrjetet sociale. Pas një shkrimi të Rozana Radit, e cila merrte në mbrojtje këngëtaren përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong, vjen një tjetër reagim i fortë por këtë herë jo për ta marrë në mbrojtje por për ta bërë për “ujë të ftohtë”.

Gazetarja Anisa Ymeri e komenton kështu gjithçfarë ka parë e dëgjuar:

“Për anglishten e Eneda Tarifës dhe maninë për të thënë: Mediat e kanë fajin!

Hiç problem nuk ka që përfaqësuesja e kontestuar e Shqipërisë në Eurovizion, nuk di anglisht. Ama ka problem që ajo vetë dhe stafi i saj nuk kujdesen për imazhin e këngëtares, që të mos jetë protagoniste e asgjëje të tillë, qoftë edhe vetëm e një skene jo të zakontë, që gjatë intervistë kërcet gishtat dhe thërret Dhuratën për t'i gjetur fjalën në anglisht.

Tani të vijmë tek mediat...ato që Eneda i bën përgjegjëse për baltën e hedhur mbi të. Që media do merret me ty moj çupë, këtë mos e ver në dyshim se nuk po shkon atje për koncert privat por përfaqëson vendin dhe ke për detyrë ta përfaqësosh denjësisht. Po me këto mediat për punën e videos je ngatërruar kot se asnjë televizion serioz nuk u mor me ty dhe anglishten tënde. Me sa di, as gazetat nuk u morën hiç me ty...ato që shtyen dua të them. U morën faqet Online...portalet informative. Epo edhe do merren Eneda me ty (megjithë rezervat që kam për komentet apo shënimet shpesh jo profesionale). Se juve artistët vdisni për mediat kur ju thurin lavde dhe i shkundni me të shara kur ju kritikojnë. Mediat kanë fajet e tyre Eneda, por ty s'të bënë asgjë! Ndaj mos u merr me mediat po përpiqu ta justifikosh përfaqësimin e Shqipërisë aty sepse sipas teje je edhe në konkursin më të rëndësishëm muzikor në botë dhe që që sipas teje vetëm Champions League ja kalon”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027563095092773
array(1) { ["section"]=> string(118) "gazetarja-ben-per-uje-te-ftohte-eneda-tarifen-kercet-gishtat-dhe-therret-dhuraten-media-do-merret-me-ty-moj-cupe-37448" }