Gazetarja bën propozimin e drejtë: Përveç vettingut, të përjashtohen nga çdo funksion e garë publike ata gjysmakë të gjuhës shqipe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:01 15-11-2017 Gazetarja bën propozimin e drejtë: Përveç vettingut, të përjashtohen nga çdo funksion e garë publike ata gjysmakë të gjuhës shqipe

Gazetarja Edlira Gjoni bën një propozim të drejtë për ata zyrtarë të cilët e kanë gjetur veten në poste të larta drejtuese por nuk dinë as të shkruajnë shqip dhe e masakrojnë çdo ditë gjuhën tonë.

Shpesh, njerëzit që punojnë në media, gazetarët e portaleve veçanërisht, hasin një mori gabimesh drejtshkrimore të funksionarëve të lartë dhe për hir të respektit për lexuesin, i editojnë.

Në fakt, do qe e udhës që në këto kushte mos korrektohej asgjë, në mënyrë që publiku t’i njohë funksionarët duke nisur edhe nga gjuha shqipe.

“Përveç vettingut, të përjashtohen nga çdo funksion e garë publike të gjithë ata gjysmakë gjuhësorë që nuk dinë as të shkruajnë shqip, e jo më të drejtojnë vendin ? Le që “ë”-në e injorojnë paturpësisht e në masë nëpër zyra e korespodenca, duke e lënë thjesht “e”, por dhe kur e bëjnë, lexon nga deputetë, kryebashkiakë, avokatë e politikanë versione të tilla që të prishin ditën: kan, ai besoj te un, jame ne sherbim, Sarand, dit e that, me shihni zgjuarsin, jo pasurin ?!!! Larg duart nga Shqipja!” shkruan Gjoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13278007507324
array(1) { ["section"]=> string(134) "gazetarja-ben-propozimin-e-drejte-pervec-vettingut-te-perjashtohen-nga-cdo-funksion-e-gare-publike-ata-gjysmake-te-gjuhes-shqipe-99667" }