Gazetarja del në mbrojtje të Ornela VORPSIT: Ti je e shkëlqyer, folën për ty ata që do ikin pa lënë gjurmë

Publikuar tek: kulture-art, më 08:42 20-04-2018 Gazetarja del në mbrojtje të Ornela VORPSIT: Ti je e shkëlqyer, folën për ty ata që do ikin pa lënë gjurmë Shkrimtarja Ornella Vorpsi dhe gazetarja Beti Njuma

Gazetarja e njohur Beti Njuma, njëkohësisht autore e rubrikës së përjavshme në Top Channel, “Vitrinat”, rubrikë dedikuar për librin, ka dalë në mbrojtje të shkrimtares dhe piktores Ornela Vorpsi pas zhurmës së madhe që shkaktoi kjo e fundit me daljen publike në Tiranë javën e kaluar, raporton newsbomb.al.

“E dashur Ornela Vorpsi, shqiptarët edhe sot po të bëjnë gjyqin, e largqoftë po të ishim në kohën e inkuizicionit ca syresh do të të kishin djegur në turrën e druve. S'kam folur gjithë këto ditë se as ke nevojë për mbrojtje, as për apologjira e as për mbështetje sindikaliste grash. Folën për ty anonimë, njerëz që s'të kanë lexuar asnjë gërmë, që s'të njohin as shkarazi, që s'kanë asnjë meritë, që s'kanë asnjë produkt, që erdhën e do ikin nga kjo jetë pa lënë asnjë gjurmë veç batakut ku frymojnë, duke zgjeruar rrethin e dëshpërimit që i ka kapluar çdo qelizë. Ti je një shkrimtare e shkëlqyer dhe një femër e rrallë. Kjo është mbrojtja jote ndaj të shëmtuarës që kërkon pangopshmërisht viktima”, shkruan Njuma.

Ornela Vorpsi, u paraqit javën e kaluar në Tiranë me ekspozitën personale në COD, për herë të parë edhe në Shqipëri. Veprat e autores, nuk kanë ardhur në gjuhën shqipe. Autorja preferon të shkruajë në italisht e frengjist, ndërsa tha që vepra e saj ka mbetur peng e përkthimit të Edi Ramës, raporton newsbomb.al.

Në raport me kryeministrin, Vorpsi tha se e ka njohur që kur ishte pedagog te Artet, dhe për Ramën artist, pati vlerësimet maksimale. Por nuk komentoi Ramën politikan, përveçse tha se një njeri që hap kryeministrinë për evente të kulturës, do të thotë shumë për qytetarinë që do të sjellë. Deklaratat e Vorpsit, personale dhe si autore, shkaktuan furtunë reagimesh nga të njohur dhe të panjohur në Shqipëri, e më së shumti në rrjetet sociale.

Beti Njuma dhe Alda Bardhyli, e kishin të ftuar Vorpsin javën e kaluar në një pasdite tek nisma e tyre “Libri dhe qyteti”, iniciativë që u dedikohet njerëzve të shkrimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen varre të reja në Krujë (FOTOT)
VIDEO nga salla e gjyqit, Salianji u kërkon 11 kuksianëve TË PRANGOSUR të ngrejnë duart lart »
Article Logic
Execution time: 0.01004695892334
array(1) { ["section"]=> string(111) "gazetarja-del-ne-mbrojtje-te-ornela-vorpsit-ti-je-e-shkelqyer-folen-per-ty-ata-qe-do-ikin-pa-lene-gjurme-117579" }