Gazetarja: Do doja të flisja për përgjimet e Tahirit por e kanë flamurin në dorë pastërtorët që zhvatën rrugën e Kombit, turistët e Gërdecit...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:27 17-10-2017 Gazetarja: Do doja të flisja për përgjimet e Tahirit por e kanë flamurin në dorë pastërtorët që zhvatën rrugën e Kombit, turistët e Gërdecit...

Përfshirja e ish-ministrit Tahiri në “dosjen e Habilaj” është ngjarja më e bujshme e ditës së sotme, që ka marrë fokusin mediatik dhe politik.

Ndërkohë, lidhur me këtë gazetarja e njohur, Edlira Gjoni ka reaguar duke thënë se një sërë ngjarjesh si zhvatësit e rrugës së Kombit, turistët e Gerdecit dhe shumë të tjera nuk i lënë radhë të thotë diçka për përgjimet e Tahirit.

“Do doja të thoja diçka për drogën, krimin, përgjimet e Tahirin. Po nuk ka radhë. E kanë flamurin në dorë pastërtorët që zhvatën milionat e rrugës së Kombit, shkelësit e ligjit për procesin gjyqësor për të, esnafët e piramidave, specialistët që mbarsin '97a e '98a, kazmorët e Shqipërisë, gjahtarët e fushave e turistët e Gërdecit, pasagjerët e gomarit të Krrabës apo palmat e Lalëzit, bashkë me video-mundësuesit e miliardave zhvatur pa pikën e mëshirës. Po do pres, deri sa t'u vijë radha”, ka shkruar gazetarja në Facebook. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021069049835205
array(1) { ["section"]=> string(144) "gazetarja-do-doja-te-flisja-per-pergjimet-e-tahirit-por-e-kane-flamurin-ne-dore-pastertoret-qe-zhvaten-rrugen-e-kombit-turistet-e-gerdecit-96240" }