Gazetarja e “Fiks Fare” u tërheq vëmendjen kolegëve: Kujdes kur thoni “kemi thyer tabutë”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:05 17-08-2016 Gazetarja e “Fiks Fare” u tërheq vëmendjen kolegëve: Kujdes kur thoni “kemi thyer tabutë”

Gazetarja e Fiks Fare, Fiori Dardha është kthyer pas në kohë për të kujtuar emisionin e saj të një dekade më parë “Bla bla bla”.

Dardha shpehet se ishte ky emision që e bëri të njihej si “vajza e thyerjes së tabuve”, ndaj edhe personazheve që pretendojnë se kanë bërë revolucion në media, u kujton pikërisht këtë emision të zhvilluar në një kohë kur gazetaria rozë në Shqipëri nuk ekzistonte fare.

“Më shumë se një dekadë më parë, kam realizuar një format tepër të guximshëm për kohën, që më bëri të njihem si "vajza e thyerjes së tabuve". Emisioni "Bla bla bla" u kthye në një nga programet më të ndjekur e më të dashur për publikun. Sot dalin shumë personazhe që thonë se kanë thyer tabu e kanë bërë revolucion në media. Nuk jam nga ata tipa që dalin e bërtasin më të madhe: "Kam bërë këtë e kam bërë atë", ama, nuk kam pse të mos e pohoj, se "Bla bla bla" ka dalë në transmetim në kohën kur gazetaria rozë në Shqipëri (thuajse) nuk ekzistonte dhe bota e shoëbizit përbënte pak ose aspak interes për median. Më vonë lindën suplementet e gazetave e të tjerë formate të ngjashëm”, shprehet gazetarja.  

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035592794418335
array(1) { ["section"]=> string(90) "gazetarja-e-fiks-fare-u-terheq-vemendjen-kolegeve-kujdes-kur-thoni-kemi-thyer-tabute-50046" }