Gazetarja e “Gazeta Shqiptare” Trëndafile Visha vjen në Panairin e Librit: I bëra sfidë vetes, e plasa në treg

Publikuar tek: kulture-art, më 20:10 10-11-2016 Gazetarja e “Gazeta Shqiptare” Trëndafile Visha vjen në Panairin e Librit: I bëra sfidë vetes, e plasa në treg Librat e gazetares Trendafile Visha ne stenden e Panairit te Librit

Ajo gjithmonë është shquar për një mënyrë të treguari që të intrigon. Lajmet që bën prej vitesh në Gazeta Shqiptare, gjithmonë kanë një narracion edhe letrar, aq sa reportazhet që shkruan, të bëjnë ti lexosh sërish. 

Nuk po flasim për një personazh shumë të njohur të paneleve me gazetarë, por për një gazetare prej 20-vitesh, që gjithmonë e ka pasur vendin pas një tavoline pune: ose shkurt siç I themi ne, gazetarja që “punon me një gisht”, raporton newsbomb.al.

Bëhet fjalë për Trëndafile Vishën, e cila për herë të parë në këtë panair të librit, prezantohet me dy librat e saj: I njëjti fat në 100 udhëtime dhe “M’I kanë vjedhur sytë”.

“…Lindur në kohë absurdi, në botën ku të gjallët lahen në det gënjeshtrash dhe të vdekurit mërisë rrinë zgjuar përtej. Gjuhë e ditëve të pagoja, rebeluar unit njerëzor që bëhet dhe zhbëhet mes territ dhe dritës...” shkruan Visha në librin “I njëjti fat në 100 udhëtime”.

“Kjo jam unë. Dhe sot e munda frikën. Atë të përballjes me ju. Se kuptova që unë jam askushi për të lëvizur botën, për të reflektuar ngjyrat e saj, për ta bërë më të paqtë dhe më të bukur. Jam askushi për t’u gjykuar nga ju, nëse jam e duhura për ta vizatuar realisht botën në tri kohët e saj, horizontalisht e vertikalisht, në të gjithë dimensionet. Dhe duke qenë e tillë, frika bëhet e pakuptimtë. Në fund të fundit askush nuk më ndalon (dhe as unë vetes) të flas me veten. Të shkruaj çdo ndjesi timen në çdo sekondë të së përditshmes dhe ta afishoj diku. Ndaj dhe vendosa t’i bëj sfidë vetes dhe ta plas në treg, me fytyrën që ka, pa buzëkuq, rimel e botoks. Ju paralajmëroj se korniza dhe e gjithë fusha brenda është e zezë. Se kjo është ngjyra që rëndom prek. Kjo është ngjyra që më trazon më shumë. Më rebelon më shumë. Më çmend më shumë. Dhe përtej të gjithave më bën të rezistoj më shumë.

Që nga sot, UNË DHE TJETRA IME, në pritje të përballjes me ju në stendën e shtëpisë botuese Marin Barleti, në katin e sipërm të ambienteve të panairit të librit në Pallatin Kongreseve” fton më shumë lexuesit gazetarja, që duhet të pranojmë, ka një stil unik në të shkruar. 

filja1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeshtri që zbukuron qytetet e Shqipërisë me dalta e skulptura sot mbush 80 vjeç (VEPRAT E MUNTAZ DHRAMIT)
“Kryeministri” ngjall interes, qytetarët në radhë për një autograf nga Ben Blushi »
Article Logic
Execution time: 0.019359111785889
array(1) { ["section"]=> string(112) "gazetarja-e-gazeta-shqiptare-trendafile-visha-vjen-ne-panairin-e-librit-i-bera-sfide-vetes-e-plasa-ne-treg-59129" }