Gazetarja e indinjuar, komenton plakun e Himarës: Sado e shëmtuar, perverse, skandaloze të jetë kjo video duhet ta shpërndajmë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:15 19-01-2016 Gazetarja e indinjuar, komenton plakun e Himarës: Sado e shëmtuar, perverse, skandaloze të jetë kjo video duhet ta shpërndajmë

Ngjarja tronditëse që ndodhi në një supermarket në Himarë, ku një i moshuar kreu veprime të turpshme me 11-vjeçaren, ka indinjuar gazetaren Aulona Musta, e cila bën një sugjerim: atë të shpërndarjes sa më shumë të videos.

“Unë mendoj se të gjithë duhet ta shpërndajmë këtë video, sado e shëmtuar, skandaloze, perverse është, sepse vetëm kështu mund të ndërgjegjësohen edhe ata njerëz që ende nuk e kanë kuptuar sesa të rrezikuar janë fëmijët e tyre, në çdo moment të ditës, edhe në ato situata që duken krejt normale.

Përveç kësaj duhet të ketë një revoltë publike që një njeri me një rrezikshmeri të tillë të dënohet vetëm me arrest shtëpie? Si? Arrest shtëpie? Që dmth sa të shkojë prapë deri te supermarketi dhe të puthë fëmijën e rradhës? UNE NUK E PRANOJ DOT KETE!

Respekt maksimal për pronarët e supermarketit që nuk kanë heshtur, por kanë reaguar dhe kanë bërë denoncimin. Ky është shembulli qytetar që duhet të ndjekin të gjithë.”, shkruan Musta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055668830871582
array(1) { ["section"]=> string(128) "gazetarja-e-indinjuar-komenton-plakun-e-himares-sado-e-shemtuar-perverse-skandaloze-te-jete-kjo-video-duhet-ta-shperndajme-30397" }