Gazetarja e njohur çeke: Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vij me pushime

Publikuar tek: politike, më 08:39 07-07-2015 Gazetarja e njohur çeke: Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vij me pushime Gazetarja e njohur çeke Barbara Prochazkova

Quhet Barbara Prochazkova. Eshtë një ndër gazetaret më të njohura në Çeki, dhe drejtuese e një emisioni politik në TV CT24. 

Zonja Prochazkova ka folur në televizionin atje për ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Vitin e kaluar ajo u martua, dhe me bashkëshortin e saj vendosën që muajin e mjaltit ta bëjnë në Shqipëri. Këtë vit, kishte planifikuar të vinte sërish.

Gazetarja e njohur tregon se në njërën anë duhet të jepte lajmin e vrasjes së dy cekëve në vendin e shqipeve dhe nga ana tjetër duhet të përçonte edhe mendimin se ajo që ndodhi në Shqipëri ishte një ngjarje e veçuar.

“Turistë çekë janë vrarë edhe në shtete të tjera si në Evropë, Azi, e Amerikë, kështu që kjo që ndodhi nuk është një ngjarje që na bën të ndryshojmë mendim për Shqipërinë”, theksoi ajo.

Gazetarja Çeke nuk harroi të falenderojë edhe policinë shqiptare që brenda dy ditëve arriti të kapë autorin e ngjarjes. Dhe në fund shton: Më prisni në Shqipëri, shumë shpejt do të vij për pushime. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri - Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje, projekte me vlerë 118 milionë euro
Presidenti Nishani takon guvernatorin Gent Sejko për krizën greke »
Article Logic
Execution time: 0.020238161087036
array(1) { ["section"]=> string(85) "gazetarja-e-njohur-ceke-me-prisni-ne-shqiperi-shume-shpejt-do-te-vij-me-pushime-15502" }