Gazetarja e Supersport përplaset gjatë lidhjes direkte me presidentin e klubit të Superligës, ironi dhe akuza

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:34 07-12-2016 Gazetarja e Supersport përplaset gjatë lidhjes direkte me presidentin e klubit të Superligës, ironi dhe akuza

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi foli pas ndeshjes me Tiranën në mikrofonin e Supersport.

Kreu i kuqezinjve pati një replikë me moderatoren Vilma Masha, pasi kjo e fundit nuk e kishte harruar fjalën që Idrizi iu drejtua një muaj më parë, “Lobotome” dhe iu kundërpërgjigj në të njëtën mënyrë.

Vilma Masha: Ju falënderoj për përgjigjet dhe më vjen mirë që nuk vuani nga lobotomia. I keni paguar edhe pagat e futbollistëve dhe janë zgjidhur edhe problemet që keni pasur.

Sinan Idrizi: Të lutem, të korrektoj. Ose lobotomi, ose leukotomi, të jesh më korrekte.

Vilma Masha: Jo, lobotomi. Jam shumë korrekte, lobotomi, siç e thatë ju.

Sinan Idrizi: Ok, lobotome. Ok është e njëjta gjë me leukotomi por në një fazë pak më të lartë. Të përshëndes, më bëhet shumë qejfi që dialogoj…

Vilma Masha: Nuk kam studiuar për biologji, por kaq informacione kam se çfarë është sepse ju dhe deklaratën e parë bëtë gabim për emisionin sepse nuk kishte filluar në datën që ju thatë.

Sinan Idrizi: Nuk është biologji, të lutem…

Vilma Masha: Prandaj edhe unë po e them. Më vjen mirë që edhe ju nuk e keni këtë problem.

Sinan Idrizi: Vilma të përshëndes por nuk është biologji… Ok, ok, ke të drejtë

Vilma Masha: Më vjen mirë meqë e keni zgjidhur.

Sinan Idrizi: Ok, ok, ke shumë të drejtë, faleminderit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016606092453003
array(1) { ["section"]=> string(114) "gazetarja-e-supersport-perplaset-gjate-lidhjes-direkte-me-presidentin-e-klubit-te-superliges-ironi-dhe-akuza-61819" }