Gazetarja hëngri mëngjes me Ramën, i shoqi i ankohet në FB: E të mendosh që unë mbeta...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:42 07-09-2017 Gazetarja hëngri mëngjes me Ramën, i shoqi i ankohet në FB: E të mendosh që unë mbeta...

Një çift vërtet simpatik gazetarësh Armand Bajrami e Esiona Konomi të cilët kanë të njëjtin profesion por punojnë për medie të ndryshme.

Sot Esiona Konomi, gazetarja e Report Tv, ishte një nga tre gazetaret që e kaloi mëngjesin me kryeministrin Edi Rama në Velipojë.

Treshja e gazetarëve u kthye edhe në arenë debati në rrjetet sociale dhe shumë e lidhën prezencën e tyre atje me politikën “pro Ramës” që ndjekin televizionet ku ata punojnë, përkatësisht: Report Tv, News 24 e Ora News.

Si për të çtensionuar disi situatën, gazetari Armand Bajrami i shkruan në Facebook të shoqes-kolege: “E të mendosh që unë mbeta pa mëngjes sot”.

Mesa duket Esiona nuk ia ka përgatitur mëngjesin bashkëshortit të saj duke preferuar që mëngjesin ta kalojë me Ramën.

Ndoshta një gjë e tillë nuk ka qenë fare në preferencat e saj, por...e do puna. 

ssss.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070321559906006
array(1) { ["section"]=> string(89) "gazetarja-hengri-mengjes-me-ramen-i-shoqi-i-ankohet-ne-fb-e-te-mendosh-qe-une-mbeta-91469" }