Gazetarja i bën pyetjen që nuk e priste dhe i përmend mbesën, Xhafaj emocionohet ‘live’ në emision: STOP të lutem…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:56 30-01-2018 Gazetarja i bën pyetjen që nuk e priste dhe i përmend mbesën, Xhafaj emocionohet ‘live’ në emision: STOP të lutem…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e sotme në intervistën në emisionin “Studio e Hapur” në disa momente është shfaqur shumë ndryshe.

Ai ka treguar se nuk e kishte dëshiruar pozicionin e ministrit të Brendshëm, por fati i keq sipas tij e kishte detyruar ta merrte këtë pozicion.

Ndër të tjera Xhafaj në një moment gjatë intervistës është parë i emocionuar, kur gazetarja Eni Vasili i ka përmendur mbesën e tij.

Xhafaj është bërë gjysh që prej 3 muajsh, falë vajzës së tij Elona e cila është e martuar me Joni Baboçin.

Fatmir Xhafaj: Kisha vendosur që do e mbyllja me reformën në drejtësi. Por fati i keq bëri që unë të bëhesha ministër i Brendshëm. Për familjen time kjo nuk është një gjë shumë e mirë. Pasi unë kisha vendosur që me reformën do e mbyllja, por rrethanat e sollën që unë të vija në këtë pozicion. Me zor nuk të merr askush, por nuk ishte një dëshirë. Po kur ishim me reformën në drejtësi punon nga e hëna në të premtë dhe shtuna apo e diela ndonjëherë ishte pushim. Ndërsa tani nuk ka asnjë orë pushim as të shtunë as të dielë. Filloj në orën 8 dhe mbaroj në 12 dhe kjo nuk është normale për një jetë familjare.

Eni Vasili: Mos ka ndikuar ardhja në jetë e mbesës suaj në jetë dhe bërja gjysh?

Fatmir Xhafaj: A të lutem për këtë gjë mos më emociono të lutem STOP. Shpesh herë kur lodhem me shumë gjëra, them vafshin në djall të gjitha dhe shkoj tek ajo, ku gjej qetësi.

Eni Vasili: Sa vjeç u bë mbesa?

Fatmir Xhafaj: 3 muajshe

Eni Vasili: Po e mendoni largimin para kohe?

Fatmir Xhafaj: Kjo tani është çështje përgjegjshmërie. Unë nuk e njoh dështimin dhe duhet t’i lutemi zotit që mos të dështojmë. Shpresojmë që të kemi sukses në të mirë të vendit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028244018554688
array(1) { ["section"]=> string(116) "gazetarja-i-ben-pyetjen-qe-nuk-e-priste-dhe-i-permend-mbesen-xhafaj-emocionohet-live-ne-emision-stop-te-lutem-108545" }