Gazetarja për “Kuq e zi je ti”: Kjo nuk është kënga e Kombëtares, hedh poshtë mbrojtjen e FSHF

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:28 20-03-2015

Gazetarja Iris Sojli njëkohësisht skenariste dhe autore e dramës "Radio Iliria" ka reaguar për këngën e kombëtares shqiptare “Kuq e zi je ti”,  premiera e së cilës u shfaq dje. Kënga e kënduar nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi po bën xhiron e rrjeteve sociale duke numëruar mijëra klikime edhe në kanalin e ‘youtube’. Për Iris Sojlin kjo nuk mund të quhet kënga e kombëtares  duke dhënë edhe tre argumentet e saj.

“Si një futbollokombëtarodashëse që jam, pashë dhe unë këngën e shumëpritur për kombëtaren, dhe, nga më e lehta te më e rënda, kam 3 përshtypje/pyetje nga salla, shpejt e shpejt:

1. Këngët e stadiumeve dalin nga zemra e tifozëve, nga çaste shpërthyese e emocionale, nga brohoritje e nga daulle që të çajnë kraharorin. Jo nga studio ku shkruhen “këngët magjike”, ndaj, që mos pyes a kanë parë ndonjëherë futboll, po e formuloj ndryshe pyetjen time: A kanë qenë ndonjëherë në stadium ata që e kanë shkruar këngën?
2. I rroftë avokatëve që këmbëngulën se nuk ka asnjë provë që flamurin e kanë lëshuar shqiptarë. Si mund të përvetësohet në mënyrë kaq naive flamuri “Autochtonous”, që (megjithëse flamuri më i bukur n’bot’) na kushtoi tre pikët e ndeshjes për të cilat jemi ende gjyqeve? Kjo këngë që vjen nga sponsori kryesor i Kombëtares hedh poshtë gjithë vijën mbrojtëse të FSHF (që është si është) mbi incidentin në Beograd.
3. Ç’është gjithë ky shovinizëm, kjo urrejtje, ky denigrim për të tjerët, si të ishim kolonizues me shpatë në dorë? E kemi parë veten ku jemi? Kujtohemi për flamur vetëm kur fiton kombëtarja (se kur humb ia gjejmë mirë epitetet). Ç’është kjo Shqipëri e Madhe, kur në të shumtën e rasteve fjalët “kosovar” e “maqedons” vijnë plot ironi e paragjykim nga ne shqiprianët?
Le të bëjnë sa klipe të duan. E le t’i publikojnë në të gjitha kanalet mjes/drek’/dark’. Po s’doli nga zemra një këngë e po nuk qarkulloi gojë më gojë si Xhamadani, nuk mund të quhet Kënga e Kombëtares”, shkruan Soljli në profilin e saj në ‘Facebook”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031103134155273
array(1) { ["section"]=> string(95) "gazetarja-per-kuq-e-zi-je-ti-kjo-nuk-eshte-kenga-e-kombetares-hedh-poshte-mbrojtjen-e-fshf-6467" }