Gazetarja për studentët: Prindërit do pikëllohen përfundimisht, kanë paguar 5 vjet për fëmijën por diploma e tij nuk vlen asgjë!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 06-12-2018 Gazetarja për studentët: Prindërit do pikëllohen përfundimisht, kanë paguar 5 vjet për fëmijën por diploma e tij nuk vlen asgjë! Nga protesta

Gazetarja e njohur Edlira Gjoni thotë me keqardhje se të gjithë studentët të cilët protestuan sot, do të jenë pa punë nesër, pasi realiteti është i ashpër.

“Nuk ka punë, nuk ka shpresë. Prindërit do pikëllohen përfundimisht kur të shohin se edhe pasi kanë paguar 5 vjet për fëmijën, diploma e tij nuk vlen asgjë”, shkruan Gjoni.


E PLOTË NGA EDLIRA GJONI:

E keqja është se të gjithë këta studentë, nesër do jenë pa punë! Siç janë sot shokët, shoqet, vëllezërit e motrat që kanë mbaruar vjet apo parvjet! Do përplasen me realitetin e ashpër të mrekullive të Rilindjes e çmimeve të para të Bashkisë Tiranë anë e mbanë globit, por punë për ta, nuk do ketë!

Sot artikulojnë ulje tarifash, por në fakt tërmeti i vërtetë i pret pasi ta mbarojnë shkollën, me apo pa tarifa! NUK KA PUNE! NUK KA SHPRESE! NUK KA DRITARE TE HAPUR! AS DRITE NE FUND TE TUNELIT!

Prindërit do pikëllohen përfundimisht kur të shohin se edhe pasi kanë paguar 5 vjet për fëmijën, diploma e tij nuk vlen asgjë!

Nuk ka të ardhme për këta të rinj që "vijnë e ikin, e le të ikin se nuk do i pengoj unë" - thotë kryestilisti që beson versionin e Ahmetajt për rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë!

Protestoni! Jam me ju! Por ama punë për ju, NUK KA! Vend për ju në këtë vend, NUK KA! Është i kapur! Jo nga profesorët, por nga piktorët, doktorët, ministrat me plagjiatura, kriminelët e pushtetit e drogmenët e parlamentit!

Mirë që tarifat duhen ulur, po punën, ku do e gjeni? Puna vdiq! E hëngri Rilindja me gjithë kocka. Ia dha PPP-ve. Edhe në arsim!

Tani të shohim lajmet se duhet të informohemi sa pemë u mbollën sot në Tiranë e sa like and share kanë marrë postimet e kryestilistit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e studentëve, shfuqizohet zyrtarisht pika 4 e VKM
Studentët paralajmërojnë serish protestë: Nesër para kryeministrisë »
Article Logic
Execution time: 0.0045778751373291
array(1) { ["section"]=> string(132) "gazetarja-per-studentet-prinderit-do-pikellohen-perfundimisht-kane-paguar-5-vjet-per-femijen-por-diploma-e-tij-nuk-vlen-asgje-144157" }